Home KRYESORE Ermira Mehmeti flet ne Opinion

Ermira Mehmeti flet ne Opinion

Deputetja Ermira Mehmeti, ka folur dje në mbrëmje në një lidhje direkte telefonike ne emisionin Opinion, lidhur me publikimin e një videoje audio, në të cilën pretendohet se dëgjohet zëri i saj në biseda erotike me zv/kryeministrin në Maqedoni, Musa Xhaferi.

Sipas saj, audio është thjesht një montazh, teksa tha se ajo vetë është në dijeni të emrave dhe fotot e vajzave dhe personave të tjerë që kanë marrë pjesë në realizimin e kësaj videoje.

Qëllimi i vetëm i publikimit është denigrimi i figurës së një politikaneje shqiptare që i ka rezistuar problemeve dhe grindjeve politike, – tha Mehmeti per Blendi Fevziun.

Përgjimi i një bisede është apo jo i vërtetë, është i zhvilluar nga ju?

Mehmeti: Unë them se ajo bisedë është një montazh i prodhuar në laboratoret e nëntokës për të më shantazhuar politikisht dhe financiarisht. Kam pranuar 3­4 oferta shantazhuese dhe s’ka asnjë qëllim tjetër përpos të më diskretitojë si një femër, politkane një brezi politikanësh të shkolluar që përfaqëson shqiptarët për të cilët ishte krijuar bindje se janë të pashkolluar.

Tërësisht apo ka elementë të montuar?

Nuk dua të bëj rolin e prokurorit këtu, kam bërë një denoncim që ata të bëjnë punën e tyre. S’mund ta mohoj që diku aty paraqitet dhe zëri im, por po them se video është prodhuar në laboratoret e nëntokës për të më diskretituar mua dhe për faktin që kam mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverisë, të partisë që jam pjesë por për fat të keq edhe të personit me të cilin më kanë nxjerrë në audio.

Midis jush nuk ka pasur asnjë komunikim diçka më shumë se sa miqësor?

Të gjitha kualifikimet janë objekte interpretimesh, s’mendoj se kjo është tema e bisedës. Problemi dhe esenca është me çfarë plumbash goditen politikanët shqiptarë në Maqedoni me vjen keq për rivalët politikë që ranë në këtë grackë.

Pse ju reaguat me vonesë?

S’mendoj se kam reaguar me vonesë se ajo ca është kërkuar nga unë është që ta denoncoj rastin e kjo është ajo që kam bërë. Unë s’mund të bëhem kurban i sensacioneve dhe ekzaltimit mediatik. Kjo është një tronditje e madhe për mua dhe veçanërisht e familjes sime. S’ka dy vite kur edhe atëherë isha pjesë e një videoje të montuar…jam në një gjendje jo të lehtë dhe emotive.Pse vazhdimisht goditet personaliteti im? Jam e vetmja që jam objekt e këtij lloj trajtimesh?

Dyshoni që në këtë inskenim ka dorë partia juaj apo autoritetet maqedonase?

Jam e bindur që këto lloj montimesh janë asgjë e re për shoqërinë shqiptare që jeton në trevat e ish­-Jugosllavisë, luftën politike e bëjnë me shërbimet e shtetit. Shteti bën ç’të dojë me fatet tona.

Ka BDI dorë në këtë çështje?

E përjashtoj atë skenar. Kam qenë e shantazhuar që nga janari i vitit 2016. Ka ardhur pikërisht nga personi që i pari ka publikuar ato video montazh, pastaj nga figura kontroverse më ka dërguar mesazhe përmes personave që unë i njoh në Shkup, dhe në fund ndodhi kjo që ndodhi. Mendoj se skenari është i qartë, targeti ka qenë denigrimi i një personaliteti publik që ka arritur të mbijetojë në një skemë shumë problematike në Maqedoni.

Dini edhe emrat e personave që janë përfshirë në audio?

Edhe emrat dhe fotot, por duke qenë një person korrekt do përmbahem dhe s’do ja shkatërroj jetën atyre që kanë dashur të më shkatërrojnë jetën mua këto ditë.

Hetimet?

Së shpejti mund të priten rezultate.

Share: