Home KRYESORE JO dhe JO, asnjë hidrocentral në Valbonë

JO dhe JO, asnjë hidrocentral në Valbonë

Nga Mentor Kikia

Jam i lumtur që shoqëria jonë nuk po grindet vetëm për politikë. Sot po grindet për të shpëtuar një lumë, një mrekulli të natyrës, një perlë, një….. ka sa të duash emra. Por shkurt fare: Valbona është park kombëtar.

Debatet aty po devijohen qëllimisht, nese duhet devijuar lumi i gjithë apo gjysma, duhet devijuar 1 km apo më pak. Jo more jo. Aty nuk duhet ndërtuar asnjë vepër energjitike, jo 11 sa leje ka dhënë Sali Berisha për tropojanët e tij me banim në Tiranë, që pa qenë asnjë ditë biznesmenë u bënë pronarë hidrocentralesh tashmë.

JO dhe JO. Në Valbonë asnjë hidrocentral, është park kombëtar dhe kjo mjafton. Ajo që shkatërrohet aty kushton shumë më shumë nga sa do të fitojë shteti prej ca palo hidrocentraleve me të cilët Berisha qerasi edhe për ditëlindje njerëzit e tij para se të ikte.

Mos u habisni. Ata janë në gjendje që të vajisin cdo rrotë e cdo qeveri, ndaj dhe të gjithë bashkë duhet ti themi NDAL!

Share: