Home KRYESORE Mesimi i Fese ne shkolla demton laicitetin

Mesimi i Fese ne shkolla demton laicitetin

Nga Ani Bajrami

Pohimi i kryeministrit se “ mësimi i fesë nuk cënon laicitetin por forcon themelet e kulturës laike e cila është e dobët dhe e pafuqishme të përballet me format e ekstremizmit të dhunshëm” shpreh mosnjohjen apo injorancën vullnetare nga ana e tij e konfliktit të pandërprerë mes fesë dhe shkencës.

Feja është pjesë e kulturës, përfaqëson një ideologji që përmendet në librat e historisë si fakt shkencor, e pranishme në të gjitha kulturat njerëzore me gjithë shumëllojshmërinë e saj.

Të mësuarit e fesë, ku përshihen elementët e saj përbërës dhe mësimet e mëdha mbi bie fjala, origjinën e Universit apo dhe të organizmave të gjallë produkt i një entiteti hyjnor, bien ndesh me të dhënat shkencore që mësohen paralelisht në lëndët e tjera.

Në rastin kur një nxënës mëson se Zoti ka krijuar të gjithë organizmat që gjallojnë sot Tokën dhe që nuk kanë ndryshuar në kohë dhe në orën e biologjisë mëson mbi provat e evolucionit si p.sh fosilet, çfarë do të kuptojë?

A do të kuptojë ai se pohimi i mësipërm i pabazuar mbi prova dhe kërkimi i vazhdueshëm i bazuar në metoda dhe teori shkencore kundërshtojnë njëra tjetrën?

Si është më e volitshme, të edukojmë pikëpyetjet që lindin natyrshëm te kushdo apo të mësojmë nxënësit të pranojnë të vërtetën hyjnore?

Si mund të edukohet largesa nga ekstremizmi kur vetë feja përfaqëson ekstremizimin e të menduarit?

Të mësuarit e një feje dhe parimeve ose shtyllave mbi të cilat ajo mbështetet bie ndesh me të menduarit analitik dhe metodat e njohjes për një arsye të thjeshtë: feja nuk edukon mendjen por bindjen.

Share: