Home KRYESORE Protesta në Rinas: Edi, mos e kruaj me Amerikën!

Protesta në Rinas: Edi, mos e kruaj me Amerikën!

“Edi! Mos e kruaj me Amerikën!”. Këtë mesazh i dhanë në Rinas një grup aktivistësh kryeministrit. Pak ditë më parë, gjatë një interviste në Kosovë, Rama e quajti “katastrofë për SHBA dhe marrëdhëniet me Shqipërinë” zgjedhjen e Donald Trump si president të SHBA.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme dhe të shumta. Por sot aktivistët Altin Goxhaj, Armir Shkurti, Bruna Ismaili, Ada Lushi, Leonard Dedej, Aulon Kalaja, Fatmir Hoxha dhe aktivistë të tjerë u mblodhën para sallës VIP në aeroport, nga ku niset kryeministri Rama për në SHBA.

Me flamuj amerikanë, me flamurin kombëtar dhe një foto të Ramës që kruan nga mbrapa kokën, me thirrjen “mos e kruaj me Amerikën” protestuesit i bënë thirrje Edi Ramës të mos guxojë të cënojë marrëdhëniet me partnerin strategjik të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës/Civitas.al

Share: