Më vonë, Kukësi ishte një prej qyteteve që, u nominua për Cmimin “Nobel për Paqe”. Ironikisht, nuk u kurorëzua! Pjesa dërrmuese e shqiptarëve të Kosovës, deklaruan dhe deklarojnë që, në Kukës (i) paguan shtrenjtë bujtinat.
Në Kukës atëbotë udhëtoi edhe Komandanti i NATO-s, Wesley Clark, mbasi sic kujton Ai, “…shihej mundësia e zbritjes në tokë për në Kosovë…”. Në Kukës, atëbotë kishte me dhjetra misionarë, kryesisht ushtarakë të Aleancës, për të cilët askush nuk ka folur.
Në Kukës, atëbotë kishte disa Qendra të Stërvitjes për vullnetarët ushtarë të UCK-së, për të cilët askush nuk ka folur. Në Kukës, kush ka mbamendje, kanë tubuar qeveritë: e Tiranës dhe Prishtinës (Për cfarë). Po Nesër, çfarë do mbahet mend në Kukës?
Një dekoratë, që duhej të ishte harruar, “Se mos është dhënë më parë?!”. Dhe i bie të dëgjojmë, të njejtën “lodër”, kështu thonë në ato anë…