Vazhdon aksioni studentor kundër certifikimit të kushtueshëm dhe klientelist të gjuhës së huaj! Me qindra studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, Gjeologji-Minierave, Histori-Filologjisë dhe Gjuhëve të Huaja nënshkruan peticionin që kërkon tërheqjen e vendimit detyrues e të padrejtë të Ministrisë, mësimin e gjuhës së huaj gjatë trevjeçarit në Fakultet dhe certifikimin e saj po aty dhe falas.
“Shteti nuk mund të na kërkojë llogari për një dije që nuk na e mëson në shkollë, për të cilën paguajmë tarifa të kripura. Aq më pak vetëm pak muaj para diplomimit për studentët e vitit të tretë, që befasisht dhe me brutalitet u është plasur turinjve vendimi absurd dhe i papërballueshëm ekonomikisht për tu çertefikuar kundrejt qindra eurove branda pak kohësh në qendra gjuhësore fitimprurëse.” – shkruhet ne një njoftim te këtij organizimi.
Sipas organizatoreve ky akt, ndër të tjera është i paarsyeshëm dhe ironikisht shprehje e mungesës së demokracisë në universitet – Prandaj thone organizatoret – nuk do të ndalemi. Nuk do të lejojmë të grabitemi. Nuk do të heshtim. Mjaft më!