Home KRYESORE Turp! Shqiptaret nuk shohin The Voice of Albania, por 70 herë më...

Turp! Shqiptaret nuk shohin The Voice of Albania, por 70 herë më shumë Bleona Qerretin kur flet per seks…

Zona e Lire e Arian Canit në TV Klan me të ftuarën e tij Bleona Qerreti ka thyer çdo parashikim duke tejkaluar edhe shikueshmërinë e “The Voice of Albania” ne Top Channel i cili është një program shume profesional dhe me larshmishmeri talentesh te mrekullueshme.

Sipas burimesh mediatike matësi i vetëm i shikueshmërisë Telematrix ka informuar se “The Voice of Albania” është parë 70 herë më pak se “Zonë Lirë” gjate transmetimit te intervistës me Bleona Qerretin dhe kur ajo foli per një marrëdhënie seksuale me aktorin e famshëm Zhan Klod Van Dam.

Pra, teleshikuesit tane kanë preferuar gazetarin Arian Çani dhe jo shown muzikor shume te arrire nga te gjitha pikëpamjet në Top Channel; pra mendoni se cfare publiku po krijojmë kur ai vlerëson vetëm gji femrash, vithe dhe shale qe nuk mungojnë kurrë ne kenget dhe klipet e sotme; apo edhe një tregim te disktueshem per seks te një këngëtareje (kush do qofte ajo) dhe jo një gare artistesh te cilët nesër mund te jene ambasadoret me te mire te Shqipërise ne Europe; nje shfaqje shume profesionale artistikisht.

Kjo eshte padyshim nje turp per kedo qe reflekton sado pak per kete situate absurde, ku emancipimi, nje nga kriteret etike te medias është zëvendësuar me demancipim i cili akoma nuk jemi te ndergjegjeshem ku do te na çoje!

Share: