Home KRYESORE Diplomacia kulturore ne duart e futbollisteve shqiptare

Diplomacia kulturore ne duart e futbollisteve shqiptare

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Disa here kam qene kritik per varferine e diplomacise shqiptare. Kritikat e mija kane qene te lidhura me mosperdorimin e gjithe llojeve dhe stileve te diplomacise nga shteti shqiptar dhe sistemi diplomatik i tij.

Per shtetet e vogla diplomacia eshte i vetmi instrument per te rritur peshen, rolin dhe vete statusin nderkombetar te perfaqesimit. Me shqetesim mund te themi qe diplomacia jone nuk ka arritur pergjate gjithe tranzicionit te kryeje kete mision.

Fatmiresisht ate qe nuk e ka bere dhe nuk po e ben diplomacia shteterore po e bejne me se miri aktoret jo shteterore. Nder keto aktore, futbolli shqiptar po luan nje mision te mrekullueshem.

Futbolli shqiptar po nderkombetarizon Kombin Shqiptare te bashkuar. Nderkohe qe zyrtare te larte me vizion e kurajo te ulet deklarohen se “nuk do behet bashkimi kombetar sepse i kemi dhene besen te huajve !!!”, futbolli shqiptare i ka tejkaluar keto kukuvajka te verbera e pa kurrajo duke bashkuat ekipin kombetar shqiptar. Djem te jashtezakonshem nga gjithe trevat shqiptare jane bere njesh si ekip per tu sfiduar me kombet e tjere ne Evrope. Bashkimi kombetar filloi me sukses nderkombetar permes futbollit.

Futbolli kombetar lartesoi simbolet e identitetit tone: flamurin unik kuqezi, hymnin kombetar, kenget e vallet shqiptare. Gjithe media boterore pane dhe njohen me masivisht se kurre keto simbole kombetare mbare shqiptare.Tanime nuk ka vend e popull qe nuk njeh simbolet tona.

Fotbolli shqiptare beri lartesimin e qyteterimit shqiptare nepermjet sjelljes dhe kultures se larte te tifozeve shqiptar. Rralle eshte pare ne kompeticione futbollistike nderkombetare nje mase kaq e madhe tifozesh qe jane entuziaste dhe te permbajtur njekohesisht. Keshtu fotbolli promovoi qytetarine shqiptare kudo ne bote.

Fotbolli shqiptar demonstroi identitetin evropian te shqiptareve. Me teper dhe me mire se kudo fotbolli shqiptar identifikoi miliona shqiptare ne kryeqendrat e Evropes me nje kulture e civilizim te mirefillte evropian. Media franceze e cmoi kaq lart saqe u shpreh:”Shqiptare mireardheshi sa here qe te deshironi”.

Se fundi, mund te themi se futbolli permiresoi dukshem reputacionin e Kombit Shqiptare kudo ne bote. Qytetare, police,fansa, flamuj nga gjithe bota u perzjene midis tifozeve shqiptare duke krijuar nje simbioze shume promovuese per Shqiperine e shqiptaret.
Faleminderit futbollisteve tane, mjeshtrave te diplomacise kulturore shqiptare!

Share: