Home KRYESORE From empy seat to brexit: Britania largohet nga BE!?

From empy seat to brexit: Britania largohet nga BE!?

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Historia e Britanise ne BE filloi nga “vendi bosh” tek “dalja”. Mbas dilemave te medha, kundershtive te ndryshme, ekuilibreve dhe dizekuilibreve, pajtimeve dhe perplasjeve, Britania dhe Evropa kontinentale duket se po divorcohen.

Ne fakt asnjehere midis Britanise dhe BE nuk pati dashuri te vertete dhe te qendrueshme. Britania me qendrimin opt-out ka lodhur popullin e saj, por ka tensionuar edhe mbare Evropen.

Britania nuk iu bashkua instrumentave me te rendesishem te Traktatit dhe te marreveshjeve themelore te BE. Britania nuk njohu Karten Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Britania nuk iu bashkengjit Marrevesjesh Shengen per levizjen e lire te njerezve nga Evropa. Britania nuk hyri ne Euro-Zone.

Pozicioni i gjate opt-out e dha frutin e vet te hidhur-voten per dalje nga BE. Konseguencat e daljes se Britanise nga BE jane plot pasiguri dhe paqartesi. Shenjat e para u duken ne renien e paundit ne nivelin me te ulet qe nga viti 1985.

Edhe BE eshte perballe sfidave. Ngelet per te pare sesi aksi Franko-Gjerman do e menaxhojne kete krize te paparashikueshme. Qeshtja eshte mos t’i hapet rruge ortekut te euroskepticizmit. Ndryshe rete e zeza te se kaluares do ngrihen mbi Evrope.

Share: