Home KRYESORE Ja kush janë frazat që fëmijët kanë nevojë ti dëgjojnë.

Ja kush janë frazat që fëmijët kanë nevojë ti dëgjojnë.

Nga Lira Gjika

Fëmijët për tu rrritur mirë duhet të ndjehen të dashur e të respektuar.

Fëmija nuk është një kukull, por një person I vogël. Janë të ndjeshëm të pafajshëm, të trembur, euforik, kurioz. Për fëmijët gjithshka është e re dhe mrekullueshme. Por kur gjithshka është e re, frika është e lartë dhe vetvlerësimi I ulët. Dhe këto gjë prindërit dhe të rriturit duhet ta kenë në qendër të vëmëndje.

Fëmijët nuk shërbejnë për të kënaqur nevojat emocionale të prindërve dhe nuk janë robot të vegjël që mund të komandohen lehtësisht dhe si duan të rriturit.

Kanë nevojë për siguri, për të mësuar “elasticitetin” për të dashur veten dhe për tu kujdesur për të tjerët; për të mësuar të vlerësojë një dështim dhe ta kthejë në fitore. Kanë nevojë të ndërtojnë një vetëvlerësim të shëndetshëm. Dhe rritja e zhvillimi i vetvlerësimit, është detyrë e prindërve.

Ja kush janë frazat që fëmijët kanë nevojë ti dëgjojnë vazhdimisht sipas blogerit “the Huffington Post”

Të dua shumë
Jam krenar për ty
Kam gabuar unë, më fal
Të fal
Po të dëgjoj
Kjo është përgjegjësi e jotja
Ke të gjitha gjërat që të duhen për të patur sukses.

Share: