Home KRYESORE Komiteti i Unitetit Kulturor, promovimit te Identitetit Shqiptar, shekullarizmit dhe Tolerances?

Komiteti i Unitetit Kulturor, promovimit te Identitetit Shqiptar, shekullarizmit dhe Tolerances?

Nga Romeo Gurakuqi

Pse dy qeverite e dy shteteve shqiptare dhe faktoret politike gjithandej, nuk ndertojne, nuk kujdesen te mirembajne dhe nuk riperterijne, Tempujt e Shqiptarise?!

A duhet qe ministrite gjegjese te edukimit, te interesohen me se pari per rivendosjen ne programet e Shkolles Shqiptare te teksteve te “Bota Shqiptare”, “Shkrimtaret Shqiptare”, “Visaret e Kombit”, te hartuar nga njerezit me te ditur te kombit, qe e konceptuan shtetin dhe te ardhmen e edukimit te brezave te rinj, ne ideologjine nacionale te nje populli qe kishte nevoje (dhe ka sot edhe me shume) per orientim udheheqesie?

A duhet te kujdesemi posacerisht ne forcimin e Tempujve te Albanianizmit? A duhet t’i listojme ata me prioritet? A duhet t’i kthejme ata ne vende peligrinazhi, para se te jete shume vone? A duhet qe dy Shtetet te kene nje komitet shteterore te emertuar : Komiteti i Unitetit Kulturor, promovimit te Identitetit Shqiptar, shekullarizmit dhe Tolerances?

Qe te mund te ecim para ne rrugen e europianizimit dhe shtetit modern, Shqiperia dhe Kosova duhet te mbeshteten ne kete divize, sipas kesaj radhe prioritetesh:” Albanianism, Shekularizem, Demokratzim dhe Tolerance”.

Share: