Home KRYESORE Refleksion mbi kritiken kunder Sali Berishes

Refleksion mbi kritiken kunder Sali Berishes

Nga Enver Bytyçi

Cdo dite ballafaqohemi me portale, shkrime, e komente te shumta, ne te cilat lideri demokrat, Sali Berisha, krahasohet me Esat Pashe Toptanin dhe tradhetine kombetare dhe akuzohet per gjithçka te zeze qe ekziston mbi toke.

Qe ne fillim dua te them se Berisha, si te gjithe ne tjeret, eshte nje qenie njerezore. Si i tille ka karakterin, temperamentin, formimin, besimin, bindjet e tij, me te cilat krijon identitetin e vet. Nese e gjykojme nga keto karakteristika identitare, atehere duhet te pajtohemi se ai ruan dhe konservon karakteristikat me te mira te shqiptareve dhe te krahines nga vjen.

Ndersa veprimtaria e tij politike e shoqerore besoj se vleresohet objektivisht nese gjykohet ne kontinuitet, duke i marre te gjitha ngjarjet ne varesi e ne lidhje me njera-tjetren. Perpjekjet qe behen per te analizuar ngjarje te veçanta dhe episode sporadike ne jeten politike te Berishes jane qellimkeqia, sepse autoret e ketyre perpjekjeve e dijne se gjykimi i nje veprimtarie ose per nje figure te caktuar politike, ne rastin konkret te Berishes, eshte jo shkencor, jo real, jo i sakte. Per pasoje ka nje prapavije me inspirime politike, hakmarrese, ose krahinore dhe dashakeqese.

Kritiket e kundershtareve te Berishes synojne ta godasin liderin demokrat ne tri pikat me te forta te tij:

1. Ne qendrimin ndaj interesave kombetare.
2. Ne qendrimin ndaj demokracise dhe lirive e te drejtave te njeriut.
3. Ne qendrimin ndaj familjes dhe respektimin e virtyteve konservatore te shqiptareve.

Nuk kam per objekt analizen e çdi kritike dhe sulmeve qe i behen atij. Por nese lexojme shkrimet dhe analizat e kundershtareve te Sali Berishes, do te veme re se keto jane temat me te lakuara dhe me te permendura. Kete e bejne disa kategori njerezish:

1. Perfaqesuesit ose pasardhesit e ish-sistemit komunist, te cilet fajesojne Sali Berishen per humbjen e privilegjeve te pushtetit. Pushteti i ka çuar njerezit ne krime te perbindshme. Keshtu ka ndodhur historikisht gjate gjithe historise, por ne shqiptaret mund te kujtojme krimet makabre te diktatures dhe diktatorit komunist.
Prandaj askush nuk ka pse konteston lidhjen midis akuzave te kesaj kategorie kunder Berishes. Po jap vetem nje shembull. Miku im Ramadan Marmullaku, diplomat me emer ne ish-Jugosllavi, ne mesin e viteve 1990 me thoshte se “Serbia u armiqesua me shqiptaret ne momentin qe humbi pushtetin ne Kosove. Serbet ne Kosove dhe ne Beograd nuk e duronin ndryshimin radikal te perfaqesimit ne politike, ne legjislativ, ekzekutiv, gjyqesor dhe asministraten e krahines. Prandaj dhe e thelluan konfliktin si dhe rriten dozen e armiqesive kunder shqiptareve”. I njejti proces ka ndodhur ne Shqiperi pas vitit 1990, kur Sali Berisha u vu ne krye te ndryshimit te sistemit e per pasoje edhe te ndryshimit te plote te strukturave te shtetit. Ky ndryshim u perjetua ne fillim me frike nga perfaqesuesit e sistemit te vjeter komunist. Pastaj, kur ata u gjalleruan, u hodhen ne sulm te eger me te gjitha mjetet e format kunder asaj, te cilen ata e konsideronin “regjimi i Berishes”. Ishte dhe mbetet e njejta rrace, te cilen nuk e kemi degjuar ta permendnin diktaturen si “regjim te Hoxhes”.
Berthama e kesaj lukunie antiberishe ishin eksponentet e te rekrutuarit e sigurimit te shtetit, ndersa udheheqesit e saj u bene pasardhesit e bllokmeneve komuniste. Nese i shohim dhe i degjojme sot, dallojme lehtesisht se keta pasardhes jane me aktivet, me te zellshmit dhe me sadistet ne sulmet kunder Sali Berishes. Natyrisht ky rregull ka perjashtimin e vet, psh Taulant Ballen.

2. Kategoria e dyte e njerezve qe sulmojne me gjithçka e per gjithçka Berishen jane spiunet e sigurimit te shtetit si dhe ata te sherbimeve te huaja te shteteve antishqiptare, spiunet e Moskes, Beogradit dhe Athines. Nese do te hartonim nje liste te atyre qe e kane sulmuar Sali Berishen ne harkun kohor prej vitit 1990, kur ai u shfaq ne gazeten “Drita”, e deri me sot, do te shihnim se mbi 80 perqind e kesaj liste mbushet me emrat e ish-sipiuneve. Per hir te se vertes edhe keta duhen kategorizuar ne spiune te lidhur me te majten, si kontigjent i gatshem ne pararoje te sulmeve mediatike kunder liderit demokrat. Pastaj vijne spiunet qe u hoqen ose hiqen si “te persekutuar politike”.

3. Dhe me ne fund vijne spiunet, te cilet, me dijeni ose padijeni te Berishes, u stacionuan qe ne fillimin e levizjes demokratike ne krah ose afer tij. Keta te fundit u porositen te ndiqnin çdo levizje te Berishes, me qellim qe pastaj kalemxhinjte e pergatitur ne shkollen e sigurimit te shtetit te benin perpunimin e materialit bruto, te krijonin lidhje pa lidhje te fenomeneve e ngjarjeve dhe keshtu ta benin gjithçka te besueshme per lexuesit. Disa nga keta spiune kane hyre nga dritarja e kane dale disa here nga dera e Sali Berishes. Kjo e ben me te komplikuar fushaten antiberishe te te gjithe kundershtareve te tij, po te kemi parasysh se shumica prej tyre jane deshmitare ose kane qene bashkepunetore te ngushte, te afert ose dicka te afert te Sali Berishes.

4. Nuk jane te pakte ata qe motivohen nga interesa e ndjenja krahinore e fetare per t’iu kundervene lidershipit berishian. Madje kjo kategori eshte me cinikja dhe me e paskrupullt ne sulmet kunder liderit historik te demokrateve shqiptare. Kur shohim komentet e shumta te kesaj kategorie njerezish, e cila duket si nje ushtri e pergatitur mire ne transhete stervitore te diktatures, dallojme mllef, urrejtje, egersi, sadizem, kanibalizem te skajshem dhe perpjekje per te krijuar nje hasmeri e ndarje te pariparueshme midis shqiptareve.

Fatkeqesisht, frymezim i ketyre perpjekjeve eshte bere disa here vete lideri i socialisteve dhe kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, i cili hapur dhe publikisht ka atakuar qytetaret e tij sipas prejardhjes krahinore e fisnore. Pa folur per doktrinen e tij te spastrimit te administrates shtererore bazuar mbi kriterin e perkatesise krahinore.

Analiza e figures, veprimtarise dhe punes se liderit demokrat, Berisha, sot behet pa u bazuar ne ndonje kriter e metode shkencore. Psh, kritiket e tij marrin si model perfeksionizmin dhe e ballafaqojne me punen e tij. Disa ndjekin modelin e analizes metafizike, permes se ciles marrin si argument çeshtje te dores se dyte e te trete, pa dashur te vleresojne dhe gjykojne mbi realitetin thelbesor te veprimtarise se Berishes. Ka prej tyre qe perpiqen te perdorin metoden e krahasimit me lideret politike te meparshem te shtetit shqiptar, por edhe ne kete rast kemi nje qasje metafizike, sepse dialektalisht ngjarjet dhe fenomenet ne analizen e tyre kane dy dimensione: Kohen kur ndodhin dhe hapesiren ne te cilen ndodhin. Ndersa ka prej atyre analisteve qe si mjet e metode analize perdorin krahasimin e veprimtarise dhe figures se Berishes me lideret politike te forcave te tjera politike ne Shqiperi, bashkkohes te tij, si me Fatos Nanon, Edi Ramen, Ilir Meten etj. Edhe ne kete rast, perdoret me tepri formula “te gjithe njesoj jane”, nderkohe qe e verteta nuk mund te jete e tille, sepse asnjeri prej tyre nuk eshte si tjetri. Aq me pak Berisha mund te jete si Nano ose si Rama, por ai nuk eshta as si Meta. Ne nje ligjerate ne Prishtine organizuar ne maj te vitit 2012 per liderin shqiptar te Kosoves, Ibrahim Rugova, nje intelektual me shtroi pyetjen, nese Berisha do te duhej te vepronte si Rugova e madje te sillej si Rugova, qe te ishte me i sukseshem? I thashe se objektivisht Berisha nuk mund te ishte si Rugova, thjesht per faktin se ai nuk do te ishte me Sali Berisha.

Kesaj pikepamjeje i permbahem edhe ne krahasimet qe i bejne atij me se paku me tre lideret e se majtes shqiptare. Por ndryshimi qendron shume me thelle se ne karaktere. Ndryshimi shfaqet dukshem ne ide, vizione, alternativa, projekte, te cilat askush nuk mund t’i shlyeje ne kujtesen historike te shqiptareve. Prandaj dhe vleresimi e kritika ndaj Berishes eshte subjektive, e bazuar shpesh here ne nje urrejtje patologjike, jo e sakte, jo reale dhe ne shume e shume raste e orkestruar dhe qellimkeqe.

Kjo perplasje e madhe gati-gati antagoniste midis dy grupimeve te medha ka ndikuar negativisht ne nje gje: Nuk u ka lejuar mbeshtetesve te Sali Berishes te shohin te ai gabimet e tij njerezore, apo t’i kritikojne ato publikisht. Per pasoje e ka demtuar ne njefare mase korrigjimin dhe vetekorrigjimin, nuk ka lejuar qe puna, veprimtaria dhe figura e tij te ishte nje refleksion ose veterefleksion korrigjues dhe zhvillues i shkalles se larte.

Share: