Home KRYESORE AKUZAT/ “Pirro Dhima, patriot i shtirur që zgjodhi Greqinë për përfitime”

AKUZAT/ “Pirro Dhima, patriot i shtirur që zgjodhi Greqinë për përfitime”

Pirro Dhima, djali nga Himara që i dha Greqisë 3 medalje të arta olmipike dhe shumë medalje të tjera, 12 vjet pas Olimpiadës së fundit që u mbajt në Athinë në 2004, akuzohet publikisht se patriotizmin e shiti në emër të famës dhe përfitimeve personale.

Gazeta greke “Avgi (Avji)” shkruan se në emër të suksesit që shënoi peshëngritja dhe disa peshëngritës të ardhur nga Shqipëria, u shpenzuan shumë para për të ngritur një infrastrukurë sportive, që pas brezit të Pirro Dhimës nuk prodhoi asgjë, asnjë medalje dhe asnjë kampion në peshëngritje.

Pyetja që bëhet është, a duhet të përgjigjet Pirro Dhima për këtë dështim, jo vetëm për garancitë që ofroi, por edhe për përfshirjen e tij më pas në politkë me socialistët e PASOK-ut.

Ish-peshëngritësi ka reaguar duke lajmëruar padi për shpifje dhe fyrje personale ndaj gazetës në fjalë. Së fundmi Pirro Dhima nënshkroi një kontratë me Federatën Amerikane të Peshëngritjes për të ngritur më nivele olimpike këtë sport në Shtetet e Bashkuara./Opinion.al

Share: