Lajmin e bën me dije agjencia serbe e lajmeve B82, sipas të cilës Dhoma do të fillojë të funksionojë zyrtarisht në Tiranë pas datës 14 tetor kur edhe do të zhvillohet në Nish takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç.
Sipas agjencisë tjetër serbe, Beta, kreu i Dhomës Serbe të Tregtisë, Marko Cadez ka zhvilluar një takim me Ramën në Tiranë si pjesë e përgatitjeve për të organizuar forumin Serbi-Shqipëri. Krijimi i shoqatës së përbashkët është iniciuar nga biznesmenë të Serbisë si dhe është mbështetur nga Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë së Tiranës, si dhe shoqatave të tjera të biznesit në Shqipëri.
Pa dyshim qe ky zhvillim nuk mund te avanconte pa konsensusin politik edhe pse per te nuk flitet, ai do kete qene pas ketij zhvillimi pozitiv.