Home KRYESORE Edi Rama i frikësuar qeveria teknike?

Edi Rama i frikësuar qeveria teknike?

Edi Rama ka reaguar për herë të parë për mundësin e një qeverie teknike dhe ajo që e ka detyruar të dalë nga heshtja për këtë çështje është deklarata e Lulzim Bashës se opozita do të ishte e gatshme të kontribuonte për një skenar të tillë.

E ndërsa një natë më parë Edi Rama ka qenë i bindur se me kërcënimet që i ka lëshuar Ilir Metës, kishte arritur të amortizonte lëvizjen brenda kampit të së majtës për një qeveri teknike, deklarata e sotme Lulzim Bashës duket se ka rrëzuar të gjithë skenarin e tij.

“Lulëzim Basha kërkon qeveri teknike dhe thotë e ka kusht!… Dikush duhet t’ia mësojë se kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqupit dhe t’i thotë edhe aty me pak kujdes, sepse jo të gjithë janë gati t’ia pranojnë çdo lloj kushti – siç tregoi procesi i Reformës në Drejtësi”- e nis reagimin e tij Edi Rama në rrjetin social duke treguar se edhe ai nuk po qëndron duarkryq në të gjithë këtë proces dhe se nëse PD do të merrte një vendim politik për një qeveri teknike, Rama lë të kuptohet me këtë fjali se deputet të caktuar brenda opozitës do të votoin për një tjetër skenar që njihet si “qeveria Rama 2”.

Por duket shpresuar se kërcënimet e djeshme mund të kenë bërë punë me Ilir Metën, Rama shkruan më tej se: “Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit. Duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa Babisiter”.

Rama në këtë mënyrë i ka kujtuar Ilir Metës si ai ka një marrëveshje 4 vjeçare bashkëpunimi për të cilën Edi Rama beson se ka mekanizmat e duhura në dorë për ta detyruar Kryetarin e LSI-së të qëndrojë deri në fund. Sëfundi Rama ka cituar ish trajnerin e Milanit për të shpotitur ish kryeministrin Berisha për investimin që ai ka bërë ndër vite ndaj Lulzim Bashës kur shkruan se: “Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm!”.

Por meqë Edi Rama e trajton çdo gjë në jetë si një lojë, vlen të theksohet se Basha mund të mos jetë ndonjë futbollist i mirë, por ama thonë se si volejbollist në pozicionin e organizatorit të lojës si ai s’ka të dytë!…/syri.net

Share: