Home KRYESORE Gazetari “armik personal” i Putin gjendet i vdekur me plumb në kokë

Gazetari “armik personal” i Putin gjendet i vdekur me plumb në kokë

Një gazetar rus i quajtur “armiku personal” i Presidentit rus Vladimir Putin, u gjet i vdekur në ditën e lindjes së tij.

Alexander Shchetinin ishte qëlluar me një plumb në kokë dhe u gjet i pajetë në shtëpi nga miqtë e tij që shkuan për ta vizituar. Ai jetonte në Kiev të Ukrainës dhe ka qenë kritik i madh i Presidentit rus.

Gazetari u gjet i ulur në një karrike dhe aty pranë ishte një armë. Policia ukrainase thotë se po e trajton këtë ngjarje si vetëvrasje. Ai kishte dërguar mesazh tek njëra prej të dashurave se donte të vriste veten.

Shchetinin kishte hequr dorë nga shtetësia e tij ruse para se të merrte pasaportën ukrainase dhe të jetonte në Kiev. Ai krijoi agjencinë e lajmeve ‘Novy Region’ dhe e quajti Putinin “armikun e tij personal”.

Share: