Home KRYESORE Investigimi/ Blogerja e modës bën për një lek qeverinë

Investigimi/ Blogerja e modës bën për një lek qeverinë

Blogerja e modës Estela Ujka, dikur gazetare e TV Klan,  ka bërë një investigim që nxjerr në pah anën më qesharake dhe më absurde të shtetit shqiptar. Ajo ka treguar peripecitë që duhet të ndjekë një qytetar, pas hyrjes në fuqi të ligjit, që ka ulur në 22 euro, dyshemenë e mallrave që blihen online.

Ky ligj që ka marrë shumë kundërshtime sepse është ndryshuar dy herë brenda këtij mandati qeverisës, ka nxjerë në pah edhe anën më komike të shtetit rilindas. Edhe Lapsi.al i ka venë në pah kontradiktat e tij por sot po botojmë një rast konkret. Ujka ka treguar të gjithë kalvarin që duhet të heqë një qytetar kur është i vendosur ta marrë për vete mallin të cilin e ka paguar njëherë. “Shikoni proceduren qe zbatohet aktualisht dhe rradhet ne nje biruce 2 me 2. Ti shkon deri ne Kinostudio me nje fletushke qe te ka sjelle posta dhe orari zyrtar eshte 9 me 11 orar qe qytetaret jane ne punet e tyre” shkruan blogerja që e ka shoqëruar me foto të gjithë investigimin e saj.

Ajo vazhdon dhe Lapsi.al e ka ndjekur udhetimin e saj: “Në atë zyrë dorezon fletushken dhe merr mbrapsht nje numer me shkrim dore. Paraqitesh ne banke ben pagesen dhe duhet te shkosh serish ne Kinostudio prape ti tregosh letren dhe te terheqesh pakon”. Por sipas rrugës që ajo ka ndjekur mundimet nuk përfundojnë me kaq. Torturat vazhdojnë: “Ti paraqitesh ne banke pret rradhen dhe kur paraqet fletushken me shkrim dore te thone je rregjistruar ne Dogane? Pra para se te besh pagesen duhet te shkosh ne dogane dhe te paraqitesh me dokument identifikimi. Dmth Kinostudio – Dogane – Banke – Kinostudio”.

Dhe mos harroni porosit ajo: ” Per te gjitha keto duhet te jete vete personi me dokument identifikimi (jo patente se shkon prape ne shtepi)” Ky eshte shteti qe duam konkludon Estela Ujka e cila nga pezmi ne fund te ketij investigimi ka shkruar nje status: “Per te lene duhanin dhe per te ikur nga Shqiperia nuk eshte kurre vone”. (Lapsi.al)

Share: