Nga Mentor Kikia
Demokracia shqiptare: Ti voton për partinë dhe vota jote shkon për deputetin që dëshiron kryetari i partisë, atë që emëron ai, jo atë që dëshiron ti.
Kryetari harton listën e kandidatëve dhe në grupin e të parëve janë ata, të pasurit, biznesmenët që paguajnë, dhe të fortët.
Ata paguajnë para për fushatën e partisë, paguajnë për të blerë një vend të mirë në listë, paguajne per te blere votat. Dhe kështu u mbush parlamenti me rrokra e frrokra.
Prandaj dhe, për herë të parë në historinë e parlamentarizmit shqiptar, ndodhi që në parlament më shumë se politikanë ka ndërtues pallatesh, prodhues dritaresh, pronarë minierash, pronarë restorantesh, fshatrash turistikë, hajdutë, trafikantë.
I keni parë të flasin? Padyshim që jo. Sepse ata as dinë të shkruajnë as dinë të flasin. Ata thjeshtë paguajnë para dhe votojnë. Kaq!
Po, dinë edhe të marrin koncesione, dinë të pasurohen dhjetëfish më shumë në kurriz të vendet dhe popullit. Sepse do të rimarrin paratë e sponsorizimit per te ripaguar partine.
Opozita kërkon sot të bëhet votim elektronik. Mirë, të bëhet. Por s’e ka fajin mënyra e votimit, e ka fajin struktura, sistemi. Duhet shkatërruar kjo strukturë, pasi kjo nuk është demokraci. Nuk do të ketë asnjëherë asnjë ndryshim në këtë vend, derisa ligjvënësit të emërohen dhe jo të zgjidhen.
Unë e refuzoj këto lloj demokracie bastarde!