Home KRYESORE Suedi, granatë brenda një apartamenti, fëmija 8 vjeç vritet në gjumë!

Suedi, granatë brenda një apartamenti, fëmija 8 vjeç vritet në gjumë!

Një djalë 8 vjeç është vrarë nga një granatë që u hodh brenda një apartamenti në qytetin suedez Gothenburg, shkruan BBC, transmeton Syri.net.

Yuusuf Warsame nga Birmingham i Britanisë së Madhe ishte duke fjetur në dhomën e ndenjjes në një apartament në zonën Biskopsgarte ku kishte shkuar të vizitonte kushurinjtë.

Policia tha se “sulmi i neveritshëm mund të kishte lidhje me grindjet mes bandave kriminale: “Ne do të kërkojmë nëse motive ka lidhje me këtë. Teoria jonë është se mund të ketë lidhje,” tha zëdhënësi i policisë, Thomas Fuxborg për “The Lokal”.

Së paku, pesë fëmijë dhe disa të rritur kanë qënë në apartament kur granata u hodh brenda.

Wursame vdiq nga plagët rrugës për në spital. Zëdhënësi i Policisë tha se ai nuk ishte anëtar i familjes që jetonte në atë adresë.

Nëna e djalit, motra dhe vëllai ishin në të njëjtën dhomë gjatë sulmit, por por morën plagë të lehta, tha një i afërm.

Të shtënat fatale në mars të 2015-ës ishin pjesë e një hakmarrje brenda komunitetit të Somalisë në Gothenburg, tha policia. Burra të armatosur me automatik hapën zjarr ndaj një lokali, duke lënduar një njeri të njohur për policinë si dhe një të pafajshëm që e kapi breshëria e plumbave.

Tetë persona ishin lënduar para këtij muaji dhe ishin dënuar me 7 vjet burg.

Gazeta lokale Goteborg – Posten tha se të shtënat në lokal ishin kulmi i përplasjeve të dhunshme ndërmjet bandave rivale të drogës.

Suedia në përgjithësi ka nivel të ulët krimesh, por policia ka pasur vështirësi për të frenuar dhunën në lagjet e varfra në Stockholm, Gothenburg dhe Malmo./Syri.net

Share: