Home KRYESORE Kosova nuk do ta bëjë me pagesë rrugën e Kombit

Kosova nuk do ta bëjë me pagesë rrugën e Kombit

Kosova nuk do të vëndosë taksë për rrugën e Kombit. Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, gjatë një bisede për gazetën “Zëri” është shprehur se as gjatë vitit 2017, Qeveria e Kosovës nuk është duke planifikuar vendosjen e ndonjë takse për shfrytëzimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, nga fshati Gjurgjicë, e deri në pikën kufitare në Morinë. “Së paku deri në fund të vitit 2017 nuk po planifikohet të vendoset ndonjë taksë për shfrytëzimin e autostradës. Ta them të drejtën aktualisht nga Gjurgjica e deri në Morinë janë 60 kilometra autostradë, dhe sikur tash ta shpallim një tender, unë besoj se nuk do të kemi ndonjë ofertë serioze. Kështu që po presim edhe pak”, ka thënë ministri Zharku për gazetën “Zëri”. Në Shqipëri rruga e Kombit do të jetë tashmë me pagesë. Çdo qytetar do të duhet të paguajë një tarifë prej 5 eurosh për të kaluar në të. Çmimi është konsideruar i lartë, ndërkohë që disa të dhëna treguan se ai ishte më i lartë sesa ishte rekomanduar nga konsulenti. /Lapsi.al

Share: