Home KRYESORE Mediat e Kryeministrit fshehin LSI në Dibër, por shfaqet aty deputeti i...

Mediat e Kryeministrit fshehin LSI në Dibër, por shfaqet aty deputeti i përjashtuar Spahiu

Shfaqet në Dibër në tubimin zgjedhor të Peshkopisë, deputeti i përjashtuar i LSI, deputeti i Dibrës, Përparim Spahiu. Ai nuk foli për mosbërjen e Rrugës së Arbërit, si ca pak muaj më parë, por shprehu mbështetje për Muharrem Ramën, që e mbiquan pak si shpesh “Doktori”, duke sjelle ndonjëherë ngatresa të pafajshme, asociacionesh.

Por Spahiu ishte serioz dhe reflektiv. Është kjo fushatë edhe një “test” për rikthimin e tij në mënyrë të plotë në Grupin Parlamentar të LSI?
Përparim Spahiu

“E kam thënë shpesh që ne, unë jam nga Maqellara por rritur në Bulqizë, dhe Peshkopinë e kemi parë si kryeqytet që në kohët e hershme.
Dje u njoftuam se do të vinim në orën 5 në Peshkopi për të prezantuar kandidatin për kryetar Bashkie të Dibrës, doktor Muharrem Rama. Unë them se nuk ka nevojë të prezantohet doktori në Peshkopi, por ne si koalicion në Dibër, që jemi sërish bashkë për të vazhduar Aleancën për Shqipërinë Europiane, për të vazhduar projektet që kanë nisur në mbarë Shqipërinë, sidomos për Rilindjen Urbane, siç e quan kryeministri. Marrëdhënia me doktorin dihet, miqtë e mi janë një pjesë e madhe mjekë. Thash që s’ka nevojë që unë të flas për doktorin, ai është një nga figurat më të mira e më të spikatura nga PS.

Me këtë rast desha të falenderoj drejtorin e Tatimeve të Peshkopisë për mirëkuptimin e tij. Besoj se më tepër fitoi ajo eksperiencë që ka patur dhe ka doktori sa i takon marrëdhënies politike të tij me bashkinë. Disa herë i zgjedhur në Këshillin Bashkiak të Peshkopisë, 25 vjet eksperiencë në këtë qytet, besoj se të gjithë e njihni dhe nuk ka familje që nuk ka patur qasje tek doktori për problemet shëndetësore që ka pasur. Them se doktori është zgjedhje e mirë pasi kryetari i bashkisë duhet të jetë një shërbëtor i mirë i popullit, një person që duhet të mbajë gjithmonë derën hapur dhe ne jemi me bindje të plotë, e kemi shprehur edhe më herët mbështetjen për doktor Rremën.

Absolutisht nuk diskutohet fitorja e doktorit në krye të Bashkisë së Peshkopisë për të vazhduar shumë gjatë e majta zhvillimin kombëtar të vendit, që edhe Dibra t’i bashkangjitet vendeve të zhvilluara të saj. Sinqerisht jam shpresëplotë dhe besimplotë se fitorja do të jetë më e thellë se ajo e 2015-s, pasi Dibra nuk mund të bëjë më eksperimente dhe t’i shkëputet Aleancës për Shqipërinë Europiane në këto momente. I uroj gjithë të mirat Peshkopisë, Dibrës dhe me fitoren e padiskutuar të doktorit./360grade.al

Share: