Nga Ajet Shala
Respekt per te gjithe ata miq qe i kane bere kete trajtim kesaj simbolike kombetare.
Ky eshte “Pragu i Fundit” i Shqiperise Etnike.
Nje dite ajo te te ribehet.
Ky eshte kompleksi yne etno kombetar, qe nga kohet me te hereshme e deri ne ditet tona.
E verteta ende mbahet ne terr, por kjo jo perjetesisht.
Kombi ne zgjim ka ngritur shqiponjen ne fluturim, e cila ne nje fushe te kuqe kozmike i drejtohet Diellit (Zeusit pellazgo ilir) dhe 16 perendive rrotull tij.
Larg emocioneve te rastit, brenda kesaj simbolike ka zene vend kjo shqiponje me dy krah, e shfaqur 10 mije vite me pare ne pllakat e baltes te qyteterimit Shumher.
Jo rastesisht ajo gjendet sot ne Flamurin tone Kombetar.
Vjetersia e simbolikes shkon paralel me vjetersine e Gjuhes Shqipe. Per nje shekull bota e kufizoi kete hapesire, por ajo nuk mund ta beje dot ate sot, kur studiuesit tane kurajoze dhe albanologet ne nivele boterore, “nga nje prej tre gjuheve me te vjetra ne bote”, do te vijne ne diten kur me siguri do te deklarojne se, Gjuha Shqipe eshte gjyshja e tere gjuheve te botes.
Ky do te jete momenti fatlum, kur bota do te rishkruaje ate qe ka bere qellimisht deri tani mbrapsht kunder shqiptareve.
Fatkeqesisht sot qe jemi ne kete gjendje, ata na kane gjetur piken e dobet qe mban emrin “POLITIKE”, e cila tenton te tjetersoje historine dhe te anashkaloje vlerat e shumfaktoreshme te simbolikes tone.
Ky flamur eshte simboli i te ardhmes tone, i Shqiperise se Bashkuar, qe brenda Diellin, Zeusin, Aleksandrin, Pirron, Teuten, Agronin, Kostandinin, Gjergj Kastriotin Skenderbeun, Napoleonin, Volter, Nice, Ismail Qemal Bej Vloren e Isa Boletinin, kapedanet shqiptare nga Veriu ne Jug, Heronjte dhe Deshmoret e Kombit, te cilet na kane lene kete amanet.
Dhe amanetin se tret as dheu.