Home KRYESORE Shqipëria rrezikohet nga tërmete si në Itali? Ja pergjgja e sizmologut.

Shqipëria rrezikohet nga tërmete si në Itali? Ja pergjgja e sizmologut.

Sizmiologu shqiptar, Llambro Dumi deklaron se edhe vendi ynë rrezikon të goditet nga tërmete të madhësisë që goditi në orët e para të mëngjesit të sotëm Italinë Qendrore, duke shkaktuar dhjetëra të vdekur e qindra të lënduar.

Në një komunikim telefonik në “News24”, sizmiologu Dumi theksoi se e vetmja masë parandaluese që mund të marrim për raste të tilla, është të ndërtojmë mirë. “Jemi të rrezikuar nga tërmete të kësaj madhësie, në Shqipëri ka patur tërmete edhe 6.8 ballë.

Duhet të përgatitemi, kam parasysh godinat tona. Duhet të ndërtojmë mirë. Shkenca sot nuk është ën gjendje ti paralajmërojë, aq më tepër ti parandalojë”­ deklaroi Dumi. Lidhur me tërmetin në Itali, sizmiologu shqiptar tha:

“Zona që u godit nga tërmeti në Itali është shumë pranë Aquilas­ që u godit nga një tërmet i fortë në 2009­ën. Eshtë një zonë që fillon nga Reggio Emilia në veri, deri poshtë në Kalabri e njohur për tërmete. Në këtë zonë ka shumë ndërtime historike, monumente kulture. Pjesa me e madhe e rrënojave është nga ndërtime historike”./Opinion.al

Share: