Home KRYESORE Shteti yne ben gjithecka, vec per jeten e njerezve nuk kujdeset!

Shteti yne ben gjithecka, vec per jeten e njerezve nuk kujdeset!

Nga Mentor Kikia

Nje turist I huaj humbi jeten ne menyre makabre duke pushuar ne plazhet tona. Nje mjet lundrues, skaf thote policia, I kaloi per siper dhe e copetoi, vetem 50 metra nga bregu.

Te tjera burime flasin per nje gomone. Nuk ka rendesi cfare dreqin ishte mjeti, por pronari I tij u zhduk bashke me te pas krimit. Por nje pyetje kam une per policine kufitare dhe bashkine qe menaxhon plazhet: perse nje gomone apo skaf apo cdreqin tjeter, duhet te lundroje 50 larg bregut, aty ku lahen njerezit?

Kjo tragjedi e nje njeriu qe kishte ardhur nga Shen Pjeterburgu, te sherbeje si alarm per kete dreq shteti qe kurre nuk ve rregull. Edhe sivjet motorrat e ujit vazhdojne te vallezojne mes kokave te njerezve.

Dy pushuesve vjet ua hapen kafkat. Dhe sa here ka tragjedi te tilla, shteti bertet per ndalimin e ketyre mjeteve. Por jo, duhet vendosur perimetri I sigurise, duhen vendosur kordonet e Sigurise.

Ato qe jane ne plazhet e cdo fshati ne Mal te Zi, e ne Greqi, te pakten. Nje kordon sigurie e nje rregull qe askush qe perdor mjete lundrimi te mos e kaloje. Eshte e thjeshte shume per tu bere. Thjeshte duhet bere dhe kaq…

Por ketu se kuptoj pse vazhdojme te mos I veme keto gjera qe kushtojne shume pak. Se kuptoj pse motorrat e ujit vazhojne lejohen te fluturojne mbi kokat e njeresve.

Vazhdojme te rrisim taksat e cmimet cdo vit dhe serish nuk ofrojme asnje grime sigurie. Fare! Dhe kjo eshte e tmerrshme. Njerez ruani koken se jetoni ne nje vend ku shteti ben gjithecka vec per jeten e njerezve nuk kujdeset.

Share: