Home KRYESORE Zbulohet kush është i riu i vrarë në Vlorë

Zbulohet kush është i riu i vrarë në Vlorë

Policia e Vlorës ka zbuluar identitetin e të riut, që u gjet i vrarë me një plumb në kokë. Ai është Endri Kosteja, 20–vjeç, banues në fshatin Dorëz të Librazhdit. Sipas informacioneve, mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 20:30, një person është dërguar i vdekur në Spitalin e Vlorës. Trupi i pajetë është gjetur në fshatin e quajtur “Vranisht”. 20–vjeçari punonte si bari në stanin e 74-vjeçarit, Sheref Lelaj, banues në fshatin Mesaplik, të Vlorës. I moshuar është arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij, 34 dhe 46 vjeç. Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetëvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”. Policia thotë se po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./lapsi.al

Share: