Home KRYESORE Anika Dokle “perplaset” ashper me Mentor Kikian

Anika Dokle “perplaset” ashper me Mentor Kikian

Nga Anika Dokle

Tani nuk hesht me, Mentor Kikia!!!

Se pari, dy statuset e tua kane diskordanca te rendesishme dhe te qellimshme sa i takon te dhenave lidhur me datat, nderhyrjen dhe te dhenat e pacientes. Nga para pak ditesh shkove tek 18 marsi 2016, nga nje operacion i thjeshte shkove tek heqja e mitres, e cila per ne gjinekologet nuk eshte dhe aq e thjeshte.

Me e rendesishme se keto diskordanca eshte ajo me thelbesorja; statusi i pare ishte afirmativ, shkak ky dhe i lincimit tim ne rrjete sociale per shkak te ndjeshmerise qe ka ky fenomen tek njerezit e thjeshte dhe i dyti rezulton aludiv, mbeshtetur ne “kode” qe vetem nje mjeshter si ti mund ti njohe.

Se dyti, sa i takon protokollit te qendrimit spitalor te nje nene 70 vjecare, pas nje histerektomie vlen te te them se ai eshte standart dhe ne varesi te ecurise postoperatore(4 dite jane dite qendrimi normale per nje grua ne kete moshe). Keto protokolle do te ti ve ne dispozicion ne gjykate ku dhe do te me shpjegosh “kodin” dhe si e lexon ti ate ne kushtet kur une nuk kam kerkuar para, sic dhe e konfirmon vete ne statusin e dyte.

Dhe se fundi, por se pari:

Nuk kam aspiruar asnje dite te jem ze i opozitarizmit, ne termat e tu aq me pak. Une thjesht pasqyroj halle te mprehta te te perditshmes qe ulerasin pertej pazareve te politikes.

Ja dhe statusi i plote i Mentor Kikia:

Anika Dokle, të paktën hesht! Kur të akuzojnë, nuk je gjithmonë viktimë

Po detyrohem, të repikoj me mjeken Anika Dokle, pas një kritike publike ndaj saj, pas akuzave që ajo bënte ndaj sistemit shëndetësor, me rastin e vdekjes së një gruaje dhe foshnjes së saj në maternitetin ku Dokle punon. Unë e kam vlerësuar Doklen si një zë të fortë kritik, që kritikon jo thjesht korrupsionin qeveritar, por edhe korrupsionin në vendin e saj të punës. Të tillë njerëz i quaj vlerë për shoqërinë. Unë jam dakord me atë çka ajo thotë, por unë i kërkova që të mos bëjë moral për korrupsionin ndër mjekë, pasi është njëra nga ato që fut duart në xhepat e pacientëve. Mendova që Anika këtu do të heshtte, do të ulte kokën e do të belbëzonte: Epo, edhe unë si gjithë të tjerët….

Por në vend të kësaj, Anika më quajti një njeri pa identitet, që po e shantazhoj apo po i vë gjobë. Ndërsa disa syresh shkrues në faqen e saj, kishin shkuar më larg, duke më quajtur një njeri të paguar nga qeveria të sulmoj Anikën, meqë ajo akuzon qeverinë për kurrupsion e mua m’u dhibska qeveria e kështu po i dal për zot!!!!!.

Së pari: E kritikoj qeverinë më shumë se të gjithë shkruesit e opozitës bashkë. Mjafton të lexoni me radhë shkrimet e mija në këtë faqe dhe do të kuptoni se nuk jam i aramatës mbrojtëse te zyrës së shtypit të qeverisë.

Së dyti: Kurrë në jetën time nuk kam kritikuar njeri për çfarë mendon, flet e shkruan, por për çfarë bën keq dhe në dëm të të tjerëve.

Së treti: Me çfarë shkruaj e flas, unë jam shumë herë më i “dëmshëm” për qeverinë së sa Anika dhe adhuruesit e saj.

Së katërti: Për çfarë mund ta shantazhoj unë Anika Doklen, të cilën e njoh vetëm virtualisht? Çfarë ka ajo në dorë që mund të “gjobitet” edhe mediatikisht?

Se pesti: Ti nuk je një opozitare që mund të të sulmojnë për çfarë flet. Ti thjeshtë shan qeverinë(o sa mirë që bën)dhe mediat online të referohen si vajza e Namik Dokles që shan qeverinë e partise ku bën pjesë i ati.

Dhe së fundi, por së pari: Doktoreshë Anika! Ti në datën 18 Mars të këtij viti, ditë e premte, operove një grua të moshuar, rreth 70 vjeç, L.Y, pensioniste, që merr vetëm 100 mijë lekë të vjetra në muaj. I hoqe mitrën! Gjatë 4 ditëve të qëndrimit të saj në spital, ke shkuar vetëm një herë, për ta parë; madje nuk po shkoje as t’i firmosje daljen nga spitali, me gjithë insistimin e familjarëve. Prandaj familjarët e saj u detyruan të të paguanin 200 mijë lekë të vjetra. Ti nuk ua kërkove paratë, kjo është e vërtetë, por soji juaj nuk kërkon, por të lënë njeriun të dergjet në krevat dhe ky është kodi që tregon se ju duhet të paguheni. Mbase 200 mijë lekë mund të jenë pak për ty, por për ata janë shumë.

Tani më mirë hesht, e mos bej heroinën e opozitarizmit. Ta paktën me mua, pasi unë nuk jam zëdhënësi i Ilir Beqjes, të cilin e kam kritikuar më shumë se ti, e madje me fakte, jo me citate. Natyrisht ti nuk je gogoli e as etaloni i korrupsionit ne shendetesi. Por që të bësh Papën, nuk duhet të jesh mëkatar.

Share: