Home KRYESORE Bankat e Shqiperise: Jane fshire nga bilancet 230 milionë euro kredi të...

Bankat e Shqiperise: Jane fshire nga bilancet 230 milionë euro kredi të humbur!

Në harkun kohor të 18 muajve bankat kanë fshirë nga bilancet më shumë se 32 miliardë lekë kredi të humbura ose reth 230 milionë euro, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Duke filluar nga janari 2015, bankat janë të detyruara të ndërmarrin procesin e pastrimit të bilanceve, fshirjen e kredive që gjenden në kategorinë “e humbur” për më shumë se 3 vjet. Në bazë të kësaj kërkese, sektori bankar fshiu nga bilanci i tij 27 miliardë lekë kredi të humbura në vitin 2015 dhe 5.9 miliardë lekë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

Nëse kredia e humbur nuk do të ishte fshirë, Banka e Shqipërisë arsyeton se, rritja e tepricës së kredisë gjatë periudhës do të ishte 3%.

Prurjet e reja të kredive me probleme nuk kanë mundur të mbulohen nga kreditë e fshira në gjysmën e parë të vitit, duke rezultuar në zgjerim të stokut të kredive me probleme/ Monitor

Share: