Home KRYESORE Bankat te alarmuara: Edhe pas grabitjes, nuk ka ndryshuar siguria në aeroport!

Bankat te alarmuara: Edhe pas grabitjes, nuk ka ndryshuar siguria në aeroport!

Bankat e nivelit të dytë kanë ngritur si shqetësim faktin se ende nuk është marrë asnjë masë për të rritur sigurinë në këto institucione pas grabitjeve të ndodhura kohët e fundit.

Kreu i shoqatës për siguri në banka u shpreh se në aeroportin e Rinasit nuk ka ndryshuar asgjë përsa i përket sigurisë edhe pas grabitjes me armë në pistë.

Roland Tashi: “Nuk ka ndonjë infrastrukturë ndryshimi, është i njëjti ekspozim, është e njëjta kohëzgjatje është e njëjta problematike madje edhe pak më e shtuar. Në asnjë rast nuk kemi zbulim të autorëve të krimit”.

Ndërkohë sipas sekretarit të përgjithshëm të shoqatës së bankave strukturat e policisë duhet të rishikojnë skematy e sigurisë.

Spiro Brumbulli: “Për të përmirësuar situatën dhe për të gjetur mundësi mjete, masa rregullative organizative për të kufizuar në maksimumin e mundshëm të gjitha hapësirat që mund të lejojnë një keqbërës ti përdorë për qëllimet e veta”

Ndërkohë drejtori për rendin dhe sigurinë publike u kërkoi bankave që të rrisin nivelin e pagesave për punonjësit e shoqërive të ruajtjes së sigurisë fizike si dhe infrastrukturën që ata përdorin.

Gjovalin Loka: “Kompania që merret me sigurimin e aeroportit të Rinasit ka një kontratë të cilin ka të përcaktuar detyrimet e veta. /oranews/

Share: