Ish –kryeministri Sali Berisha i është rikthyer edhe njëherë çështjes së skafit me drogë që u nis dy net më parë nga Vjosa dhe u kap në Bari.
Berisha thotë se një “polic dixhital” e kishte informuar se në këtë trafik ishte implikuar drejtori i kufirit të Vlorës, Gëzim Zhupa. Dhe sipas tij Zhupa është nipi i nënkryetares së kuvendit, Valentina Leskaj.
Deputetja e PS reagoi duke e quajtur shpifje të radhës dhe duke mohuar lidhjet familjarë me Zhupën. Por Berisha sot reagoi duke i kërkuar të tregojë se çfarë lidhjes farefisnore ka ajo me zyrtarin e policisë?
Oficeri dixhital reagon:
– Hedh poshte pretendimin e “Madam Lokomotives” se trafikanti Gezim Zhupa, drejtori i policise kufitare te Vlores nuk eshte nipi i saj. Ja se çfare shkruan ai:
“Doktor pershendetje.
Deputetja Valentina Leskaj paska reaguar pasi ju keni publikuar denoncimin e qytetarit dixhital sipas te cilit denonconte niperit e Leskajt si të lidhur me trafikun e drogës që u kap sot në Itali, duke thene se nuk i ka nipa dhe se s’ka asnje nga familja ne Selenice.
E di gjithe dynjaja qe Gezim Zhupen e ka nip.
Doktor asaj duhet t’i behet pyetja e drejtperdrejte se cfare e ka saktesisht Gezim Zhupen?? Pastaj le ta mohoj po te doje”