“Kam folur përmes vendimit” ky është komenti i gjyqtares së gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi e cila i njohu të drejtën e pronës në 45 ha tokë në Gjirin e Lalzit familjes Seçuni.
Ajo e kontaktuar nga Ora News, gjyqtarja Qeleshi nuk ka pranuar të komentojë më tej as vendimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për të nisur procedurat për ti kërkuar KLD-së shkarkimin e saj.
Ministri deklaroi dje se vendimi është shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë dhe e patolerueshme. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit
Në truallin që iu njoh e drejta e pronës familja Seçuni, biznesmeni libanez, Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri kishte marrë leje për të zhvilluar investimin me vlerë fillestare 450 milionë dollarë.
Më 21 shtator u largua nga të Shqipëria administratori i kompanisë Fati Mitri, i cili u dhunua nga tre persona. Perfaqesuesi i familjes ne fajle ka thene per Media qe prona e tij e trasheguar nuk ka te beje me pronen qe kishte investitori libanez.