Kur Papa Françesku do të kanonizojë të dielën Nënë Terezën, heroinën e të varfërve të Kalkutës, ora e krenarisë do të bjerë në Shqipëri dhe Maqedoni, dy vendet fqinje të Ballkanit që konkurrojnë ashpër kujtimin e shenjtores.
Një betejë pas të cilës janë të fshehura keq rivalitetet etnike dhe të identitetit mes shqiptarëve dhe sllavëve të këtij rajoni ku është lindur nënë Tereza.
Një vend me shumicë myslimane, Shqipëria i ka vënë emrin e Nënë Terezës aeroportit ndërkombëtar, spitalit më të madh në vend dhe një sheshi në qendër të Tiranës.
Një statujë e saj dominon liqenin e Orhit që e ndan vendin nga Maqedonia, jo shumë larg nga pika kufitare.
Në Maqedoni, vende kryesisht ortodokse me pakicë të fortë shqiptare, një autostradë dhe një spital mbajnë emrin e misionares, ndërsa vendi i Shkupit, ku ajo u pagëzua është shndërruar në “Shtëpinë e Kujtesës së Nënë Terezës” dhe vizitohet nga rreth 500 njerëz në ditë.
Nënë Tereza, para së gjithash mund të ketë origjinë otomane
Anjeze Gonxhe Bojaxhiu ka lindur 26 gusht 1910 në Üsküb, qytet multikulturor i Perandorisë Osmane, do të bëhej më vonë Shkup. Nëna e saj ishte një shqiptare, familja e të cilës vinte nga Kosova.
Për babain e saj, i cili vdiq kur ajo ishte një fëmijë, debati është më delikat: për shqiptarët, ajo është pa diskutim e tyre; në Maqedoni, disa argumentojnë se ajo ishte vllehe, popull sllav ortodoks në Ballkan.
“Nënë Tereza ka lindur në Shkup, por nuk është deklaruar asnjëherë si maqedonase”, thotë historiani shqiptar Moikom Zeqo. Ajo “ka folur gjithmonë për origjinën e saj shqiptare dhe misionin e saj universal”, këmbëngul ai.
Maqedonasit preferojnë t’i referohen vendit ku ajo ka lindur: “Ne do t’i referohemi si një ” Skopjanka ”, një qytetare e Shkupit”, sepse ne e dimë se është e jona,” është reagimi i Valentina Bozhinovska, Drejtore e Komisionit Kombëtar të Komuniteteve Fetare të Maqedonisë.
Vendlindjen, Nënë Tereza e la atë në fund të 1920 për t’u vendosur në një abaci në Irlandë, para se të marrë rrugën për në Indi në vitin 1929. Një luftë botërore, krijimin dhe rënia e Jugosllavisënë konfliktet e viteve 1990, e kanë transformuar Ballkanin.
E ndaluar nga komunistët
Nëna dhe motra e saj u zhvendosën në Tiranë në vitin 1930, por Nënë Tereza nuk u lejuar të vërë këmbë në tokën shqiptare nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës.
Vetëm në 1989, katër vjet pas vdekjes së tiranit dhe një vit para rënies së komunizmit, ajo mundi të vizitonte varrin e familjes dhe të shitje shtëpinë e tyre.
Zajmi Genc, 78 vjec, jeton ende atje. Ai kujton letrat plot dashuri që misionarja i dërgonte nënës së saj dhe thotë se ajo kurrë nuk i harroi rrënjët e saj shqiptare. Për të, “është e papranueshme që Maqedonia e sheh Nënë Terezën si një simbol kombëtar.”
“Njerëzi e famshëm i përkasin gjithë njerëzimit, por ata gjithashtu kanë rrënjët e tyre, një komb pas të cilit ata janë lidhur nga gjaku” i tha AFP-së shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.
Në sytë e Maja Vaneska, një maqedonase 28 vjec “ajo ka lindur këtu, është rritur këtu, ka jetuar këtu, ka luajtur me miqtë e saj këtu ku ne jemi”. Që ajo është nga Shkupi, ky është fakt”.
Festimet në Maqedoni
Festime janë planifikuar në Maqedoni në ditën e shënjtërimit, me një meshë më 11 shtator me një të dërguar papnor. Banka qendrore do të nxjerrë një monedhë me fytyrën e saj në këtë vend, të cilin Nënë Tereza e ka vizituar shkurtimisht katër herë para vdekjes së saj në vitin 1997.
Për Valentina Bozhinovska, feja është një simbol i “unifikimit kulturor” në këtë vend me një të katërtën e popullsisë shqiptare, që rregullisht ankohen se monumentet në nder të Nënë Terezës janë shënuar me mbishkrime në gjuhën maqedonase dhe angleze, por jo në gjuhën e tyre. Në vitin 2003, një debat lindi një dhuratë nga Shkupi iu dha Romës, një statujë me gërma cirilike, në të cilën shkruhej “Bijë e Maqedonisë”.
Qytetare e botës
Por çfarë thoshte Nënë Tereza? “Me gjak jam shqiptare. Me nënshtetësi, indiane. Nga besimi jam murgeshë katolike. Nga thirrja i përkas botës. Me zemër i përkas plotësisht Zemrës së Krishtit” shkruante ajo që përshkruhet edhe si qytetare e Shkupit.
Kur Shqipëria kërkoi eshtrat e saj, Delhi iu përgjigj që misionarja “po prehet në vendin e saj, në tokën e saj”.
Polemikat e trishtojnë drejtoren e memorialit të Shkupit, Renata Kutera Zdravkovska “Unë me të vërtetë mendoj se asaj do t’i vinte keq për këtë lloj debati”. /Afp – Përgatiti Lapsi.al