Nga Fadil Maloku
1.Intelektualët e vêrtetë shqiptar, në situatën e tanishme, kur kombi dhe shteti kanë filluar të shkërmoqën nga aferat korruptive, madje edhe të stërkeqen nga iluzioni i hedonizmit të elitave aktuale politike… nuk duhet të synojnë aq shumë; as fuqi, as nam e as prestigj por, reformë, ndryshim, dhe emancipim të njëmendët për kombin, shtetin dhe vendin e vet.
2.Ata nuk duhet të posedojnë mendje dhe imagjinatê përvetêsuese e analitike (siç bënë zakonisht intelegjenca!), por sish kritike, imagjinative e kreative…Madje, edhe pragmatike e praktike. Ata në fakt, duhet të angazhohen dhe t’i transformojnë proceset jetike për kombin, e shtetin. Ngase, e kanë liçencën arsimore, e njohin “frymarrjen” e (pa)natyrshme të shoqërisë, e kanë si më thjesht, njohjen dhe “dosjen” e dobësive për vetën tonë!
3.Pra, ata do të duhej të paktën të “preknin” dhe matnin pulsin funksionalizus të çështjeve dhe temave largëpamëse, që ekspertët dhe menagjerët e innxhinieringut s’i nuhasin dot.
4.Me një fjalë, inxhinieringu intelektual shqiptar, edhe në ditët e sotme të kingburgerit,,,, do të duhej të kenë mision të qartë, të; identifikimit, definimit, analizës, interpretimit dhe të dhënies së përgjigjeve rreth problemeve kruciale për vendin dhe kombin.
5.Por, ku të gjenden dhe si t’i gjejmë kalibrin e këtij profili dhe natyre ndërgjegjësuese? Pse, shumica nga ata edhe pas gjithë kêtyre viteve të brishta demokratike, mrizojnë dhe vetëkënaqen me statusin e vetëmjatueshmërisë së tyre sociale, politike e kulturore?
6. Panorama e sotme e katandisjes intelektuale shqiptare, duhet adresuar kryesisht, kah mungesa e guximit qytetar, virusi i injektuar mediokër, kah vetëkënaqësia me statusin dhe “ekspertizën” lokale sociale, kah hedonizmi material, kah pamjaftueshmëria e kompetencës personale, kah lakmia sociale e privilegjeve, kah depersonalizimi i vetëvehtës në diskurset publike, kah …etj.
7.Konformizmi hipokrit në qarqet intelektuale dhe ato akademike, po na del si mjaft profitabil, edhe për shkakun se; pozicionimi i tillë, si i “pari i katundit” në provincën ambalazhuar dhe me një kafshore pushteti “moral” e institucional në “dorë” ai, s’e sheh të arsyeshme të fajësoj askënd (!) Madje as pushtetin as mediet, as partite politike…!
Fitohet bindja, se ky tip “intelektuali” (padyshim) servil, shumë mirë e ka nuhatur “peshën e vet specifike”! Ngase, nê ditêt e sotme shumë më tepër po i shpaguhet mbetja në vetmi me heshtjen. se sa të bëhet një iniciator idesh, synimesh, e procesesh nacionale!