Home KRYESORE Edi Rama po fjaloset si Fan Nol pa Kishe e Zot!

Edi Rama po fjaloset si Fan Nol pa Kishe e Zot!

arian-galdini-2

Nga Arian Galdini

E keqja nuk eshte domosdoshmerisht e shemtuar, e aq me pak e frikshme. Kohet e kane ndryshuar thelbesisht te keqen. E kane bere fillimisht normalitet, me pas te mbarepranuar, e tashme edhe e kane kthyer ne nje alternative per dobi.

Shpalosjen e ketij transformimi te se keqes, e kemi te plote fjalim pas fjalimi, e fjale pas fjale te Kryeministrit Edi Rama.

Sot kuptohet me shume se kurre se Rilindja nuk qenkerkesh as me shume e as me pak, vecse nje transformim i se keqes.

Ja shihni e degjoni cndodh:

Edi Rama qe ka meriten e madhe ne kete vend te shnderrimit te se keqes, nga fytyreuleritese ne njesi estetike, po ben cmos sot te na shpjegoje se Ilir Beqaj nuk eshte mbetja urbane qe po kontaminon me korupsion e baterdi shendetesine. Dhe kete e ben plot gezim e pasion duke na shpjeguar se kur te vijne ambulancat e reja, do te jene me GPS.

Edi Rama po ben cmos te na shpjegoje se Koalicioni jo më me bashkeKryetarin, por me Aleatin e Partise tjeter, do te riciklohet perseri ne qershorin e 2017, e kjo aleance nuk eshte riciklim mbetjesh urbane te plackitjes politike, por cifti Brad Pitt me Angelina Jolie qe mbreme pas takimit 5 oresh, anulluan divorcin.

Edi Rama po fjaloset si Fan Nol pa Kishe e Zot, per te na bindur se Kanabisi nuk ekziston ne Raportet e Guardia di Finanza qe sic duket do dalin pas ca ditesh, por qe Kryeministri yne i ka pare ende pa dale, e kjo do te thote se Kanabisi qe shohim ne cdo dite jane mellagat qe mblidhnim ne aksionet vullnetare te kohes se Qoftelargut, ndersa grate e burrat qe punojne cdo dite neper parcela jane siriane qe po kerkojne rruget e Europes apo ishullin e Orbanit te Hungarise.

E ne fund fare, te gjitha keto Edi Rama po na e thote qe te kuptojme se te gjithe te tjeret bejne Ligje te keqija, vetem kur i ben Edi Rama ligjet jane te mira.

Ligji i Saliut per mbetjet urbane ishte shume i keq. Ligji i Edi Rames eshte nam fare, eshte nona.

Sipas Edi Rames dje dhe sot, fakti qe vete Edi Rama dhe Shoqeria Civile nuk kishin besim as tek Ligji i Saliut, as tek kapacitetet e Shqiperise per kontroll, e as tek pakorruptueshmeria e zyrtareve e qeveritareve te Qeverive shqiptare, e as tek garancite qe jepte vete Saliu, ishin gje e mire.

E po sipas Edi Rames sot, fakti qe Saliu, Lulzimi, Opozita dhe Shoqeria Civile nuk kane besim as tek Ligji i Edi Rames, as tek kapacitetet e Shqiperise per kontroll, e as tek pakorruptueshmeria e zyrtareve e qeveritareve te Qeverive shqiptare, e as tek garancite qe jepte vete Edi Rama, jane gje shume e keqe.

Si mund ta dyshojme ne Edi Ramen?

Ai eshte Ai qe sjell Rilindjen. Dhe Rilindjen e sjell vetem Mesia.
Ndaj gabimin e kemi ne budallenjte, te marret, delet qe guxojme te mos ndjekim Mesian tone dritplote.

Ai do te na beje mrekullira, mbetjet urbane do te na e ktheje ne qumesht panda, ndersa kanabisin ne akullore me cokollate dhe lajthi.

Ti bejme Hosana Kryeministrit mrekulliberes e ti mirepresim mbetjet urbane si indulegjenca qe Ai po na e leshon ne nga lart.
Kete pret Ai nga ne. Vetem keshtu do te na lejoje te konsiderohemi te denje per tu quajtur populli i Tij, e jo budallenj, te marre, dele, e keshtu me rradhe.

Ketu kemi mberritur, tek ky nivel absurdi.

Kryeministri qe ndihet Shenjtor, kerkon mbreterimin e Idhujve ne te cilin Ai eshte ZOTI i Gjithepushtetshem.

Kur mberrijme ne kohe te tilla, ne momente te tilla dramatike, Migjeni na meson se Idhujt duhen shembur.

Ne Opozita, Shoqeria shqiptare, te gjithe qytetaret shqiptare duhet te behemi bashke qe ti ndalim e shembim keta idhuj te se keqes qe po na qeverisin me plehra estetike.

Ti shembim sot, sepse neser Harmonia e se Keqes do te mberrije ne nje tjeter dimension. Dhe dimensioni i ri do te jete Kurorezimi i se keqes me ne ceremoni elektorale ku te gjithe ne do te jemi te punesuar me meditje ditet e votimit….

Share: