Home KRYESORE Funksioni Social I Shtypjes Seksuale – Marksi dhe Freud – W.Reich

Funksioni Social I Shtypjes Seksuale – Marksi dhe Freud – W.Reich

Nga Mr.Sc Blerta Haxhiaj

Misticizmi tenton të shpjegojë disa sjellje të moralit të përjeshëm mbi njeriun që rebelohet kundër ligjeve të Zotit, kundër autoritetit të shtetit të vet.

Koncepti i Freud i afrohet fakteve për të shpjeguar sjellje të tilla nga mosha femijerore deri të babai. Ekonomia e Seksit është një metodë e kërkimeve e cila zhvillohet gjatë shumë viteve përmes funksionalizmit të jetës seksuale njerezore mbi kërkime të reja. Marksi hulumton që jeta sociale është e qeverisur nga prodhimi ekonomik dhe lufta e klasave.

Arma më e rëndë që përdorin pronarët është pushteti ideologjik që ata zotërojne mbi të shtypurit, duke përmendur që Marksi e konsideron njeriun me karakteristikat e tij psikike dhe fizike faktor qëndror në politike dhe histori. Struktura e njeriut veprues e quajtur ‘faktor subjektiv në histori’ në kuptimin e Marksit qëndron i paeksploruar.

Marksi ishte një sociolog dhe jo një psikolog. Me zbulimet e Marks-it dhe Freud-it jeta psikike e vetëdijshme ështe vetëm një pjesë e vogël e jetës psikike. Seksualiteti dhe Prokreimi nuk janë e njëjta gjë poashtu Seksi e Gjenitale nuk janë sinonime mes tyre. Nga analizat e bëra tregojnë së energjia apo Libido – e cila buron nga trupi njerëzor është motori qëndror i jetës psiqike.

Është e dukshme që aty është lufta mes instiktit dhe moralit. Forcat morale te i rrituri, në vetëvetë janë të pandërgjëgjshme, veprojnë kundër njohjes së ligjeve të seksualitetit dhe jetës psikike të pandërgjegjshme. Metodologjia e ekonomise së seksit tenton dhe synon të përmbushe atë që socio-ekonomia nuk ka arritur të përmbushë strukturen dhe dinamikën e saj.

Me zbulimet e psikoanalizës sociologjia arrin të kuptoje dhe aftësohet për të pranuar realitetin sepse përfundimisht njeh dijen e struktures së njeriut. Sociologjia në ekonomine e seksit e cila ështe bazuar mbi themelimin sociologjik të Marksit dhe atij psikologjik të Freud është në esencen e psikologjisë së masave dhe njëkohësisht në seksualitetin shoqëror. Psikoanaliza tregon së tejkalimi dhe shtypja e mekanizmave seksual dhe afektet patologjike të tyre kanë ndikim të njeriu.

Ekonomia e seksit pyet : Për çfarë arsye sociologjike shoqëria shtypë seksualitetin dhe a janë individët që e shtypin atë? Kisha përgjigjet që për të mirën e Shpirtit Po! Filozofia morale e misticizmit thotë që kjo ndodhë sepse është natyra e përjetshme etike e njeriut. Ndersa te Freud përgjigjet se është për të mirën e ‘kultures’ pra domene të ndryshme dhe përgjigje të ndryshme.

Mirëpo kultura nuk mund të bëjë represione të tilla, çështja është së nuk është kulturore mirëpo është rendi social. Nëse rikthehemi pak në kohë shohim shtypja seksuale nuk ka ekzistuar në formimet e hershme kulturore. Ajo shfaqet në stadet e vona të kultures me zhvillimin e autoritetit patriarkal dhe dallimit të klasave. Në atë stad apo shtresë intereset e tilla filluan të shërbejnë për përfitime të minoritetit.

Ky proces merr një formë organizacionale në institucionet e partriarkalitet dhe families patriarkale. Për të kuptuar këtë duhet studiuar institucionet sociale ku ekonomia dhe ekonomia e seksit është e zhvilluar në situatat e shoqërise patriarkale. Hetimet analitike të individeve të çdo moshe, nacionaliteti dhe shtrese shoqërore tregon se ndërthurja e socio-ekonomise me strukturen seksuale ashtu si riprodhimi seksual dhe struktural i shoqërise vendoset në familjen authoritative.

Kisha vetëm vazhdon fuksionet e saj ku shteti autoritar zhvillon intereset e tij në familjen autoritative – familja është faktori e këtyre strukturave dhe ideologjie. Shtypja e seksualitetit të femijët është e natyrshme, posaçërisht në seksualitetin e gjenitaleve e bën femijën më të bindur, të turpshëm, të ketë frikë nga autoriteti, të mirë dhe të ‘ndrequr’ në kuptimin autoritativ.

Qëllimi i shtypjes së seksualitetit është që të prodhoje një individ i cili është i ‘ndrequr’ në rendin autoritativ dhe që bindet atij rendi në çdo rend të mjerimit dhe degradimit. Se pari fëmija duhet të ‘ndreqet’ ndaj strukturës së shtetit autoritativ në miniature, pra ndaj familjes. Kjo e bën atë të vullnetshëm dhe të subordinuar nga sistemit autoritativ.

“Formimi i strukturës authoritative merr forme përmes ankorimit të frenimit dhe ankthit seksual” për të kuptuar ekonominë e seksit duhet të kemi në konsideratë familjen authoritative dhe rolin e rëndësishëm që luan ajo në riprodhimin në sistemin autoritativ. ( … gruaja e një punëtori konservativ, ekonomia e saj është në gjendje të njejtë më atë të punetori revolucionar mirepo ajo voton për sistemin fashist. Diferenca mes ideologjise seksuale të mesatares revolucionare dhe mesatares reaksionare të femra është decisive.

Anti-seksualitet, struktura morale e gruas konservatore është e pamundur për te që të zhvillohe nje ndërgjegjie për pozicionin e saj social. E detyron të shkoj ne Kishë, e frikeson me termin ‘seksualbolshevizëm’ …). Nëse masat e tyre fitojne lirinë seksuale këto femra dhe adoleshente janë shumë më here rebel se sa një grup njerëzish. Grate reaksionare as që duan të dine për programet ekonomike sepse kjo është pasoje e shtypjes të materialeve primitive të gratifikimit si domosdoshmeri që ka rezultate te ndryshme nga shtypja e gratifikimit te nevojave seksuale.

Kjo formë inicion në rebelim. Duke e shtypur këtë, shndërrohet në një mbrojtje morale, kjo e paralizon rebelimin kundër ëdo lloj represioni. Mendja e ndërgjegjshme e individit jopolitik nuk mund të tregojë për gjurmët e tyre. Rezultati i kësaj është frika nga Liria dhe mentaliteti konservativ dhe reaksionar. Shtypja seksuale synon te reaksioni politik. Që përmes këtij proçesi që masat pasive dhe jopolitike janë duke krijuar në strukturen e tij, një interes aq aktiv duke mbështetur rendin autoritativ.

Morali seksual që infiltron vullnetin për Lirine tenton drejt drejtimi të interesave te autoritetit duke e derivuar energjinë e tyre nga seksualiteti i shtypur. “Shtypja seksuale alteron strukturën e ekonomise së shtypur në shumë mënyra, ajo ka ndjenja dhe vepron kunder interesit përsonal material.”

Problemi i psikologjisë së masave është se aktivizimi i shumicës së popullatës gjithmonë mund të sjellë dhe mban reaksione politike që të udhëheqin drejt fitores. Në energjinë fizike të masave psh gjatë një ndeshje futbolli apo mjuzikell ajo mund të marrë kahje në kanale racionale të Lirisë dhe kjo rezulton e pamposhtur.

Share: