Dështimi i qeverisë shqiptare për hartimin e një plani kombëtar për kthimin dhe kompensimin e pronarëve detyron shtetin shqiptar që të vijojë të paguajë faturat që sjellin vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Kështu në mbledhjen e sotme, Këshillit i Ministrave vendosi ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, që detyron Qeverinë Shqiptare t’u japë 22 milionë Euro pronarëve që kanë fituar gjyqet kundër Shqipërisë.
Bëhet fjalë për katër çështje të fituara në Gjykatën e Strasburgut; çështja “Aliçka”, “Karagjozi”, “Rista”, “Halimi” dhe “Sharra” kundër Shqipërisë. Duke iu referuar vendimeve të zbardhura të qeverisë rezulton se shumën më të madhe e zë çështja “Rista”, që duhet të marrë nga Qeveria Shqiptare plot 10.7 milionë Euro.
Po ashtu, 21 ankimuesve të grupuar në atë që njihet si çështja “Karagjozi e të tjerë kundër Shqipërisë”, qeveria shqiptare është detyruar që t’u paguajë pronarëve legjitimë shumën prej 5.9 milionë euro, kurse çështja “Aliçka” me 5.1 milionë Euro.
Ndërsa për çështjen “Halimi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimin nr.33839/11, në bazë të vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, qeveria shqiptare do të paguajë 755 150 euro.
Pagimi i shumës së depozituar, sipas përcaktimeve në këto vendime, në favor të ankuesve do të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave, nga fondi i kontingjencës i Buxhetit të Shtetit, brenda 3 muajve nga dita që vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.
Sipas shiqatave per Pronesi e Drejtesi, ne menyre te qarte politikanet po abuzojne me faktin se Strasburgu i lejon Qeverise te zgjedhi ndermjet kthimit fizik te prones tek i zoti ose kompensimin e pronarit me çmimin shteteror te vitit 2008.
“Kete abuzim te politikaneve te papergjegjshem e paguajne taksapaguesit shqiptare . Kete radhe fatura eshte 22 milion euro, por nese prona do tu kthehej pronareve konform Kushtetutes fatura do ishte zero. Do te duhen edhe disa vendime te tjera te Gjykates se Strasburgut qe Qeveria te kuptoje se Strasburgu nuk mban qendrime me dy standarde dhe nuk pranon presione apo korrupsion.
Pasi te paguaj edhe disa milion euro te tjera per prona qe ne zbatim te nenit 181 te Kushtetutes, duhet tu hiqen politikaneve dhe tu kthehen te zoterve, Qeveria do te detyrohet ta pranoje propozimin e bere ne 2013 prej Shoqates se pronareve.
Ky propozim konsiston ne ate qe Shteti te jete i detyruar te beje kthimin fizik bazuar ne origjinen e prones sipas dokunentave te shtetezimit nga shteti komunist, dhe kompensimi te behet per prona qe gjate kohes , pas konfiskimit komunist, jane tjetersuar per nevoja publike.
Vetem duke zbatuar Kushtetuten taksapaguesi shqiptar nuk do te jete i detyruar te paguajne edhe miliona euro te tjera, qe paguhen per te mbrojtur trafikun e paligjshem te pronave te organizuar nga zbatimi i platformes se Ramiz Alise, per riciklimin ne pushtet dhe ne ekonomi te klaneve sipas platformes se Katovices.” – thuhet ne nje shenim publik te kesaj Shoqate.