Home KRYESORE Grabitësit ‘lënë’ bankant, u vërsulen kompanive të ndërtimit

Grabitësit ‘lënë’ bankant, u vërsulen kompanive të ndërtimit

Dy firma ndërtimi raportohen se kanë rënë pre e grabitësve brenda një jave në Tiranë. Pas disa grabitjeve spektakolare të bankave tani duket se janë firmat e ndërtimit të shenjestruara nga kontigjenti kriminal.

Kështu, pas mesnate duke u gdhirë dita e martë, persona ende të paidentifikuar kanë grabitur kasafortën e një firme ndërtimi, emrin e së cilës policia nuk e bën të ditur.

Me anë të thyerjes autorët kanë arritur të hyjnë në zyrën e administratorit të kompanisë, duke marrë prej aty kasafortën. Nga deklaratat e para të bëra nga drejtuesit e subjektit privat në polici mësohet se në kasafortë gjendej një sasi prej 14 milionë lekësh (të vjetra).

Uniformat blu kanë nisur tashmë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Dy ditë më parë zyrat e një tjetër kompanie në zonën e Kombinatit u vodhën, me autorët që arritën të merrnin 7 milionë lekë (të vjetra)./Opinion.al

Share: