Home KRYESORE Ish-Kryeministri rumun hetohet per korrupsion me vizitën e Tony Blair

Ish-Kryeministri rumun hetohet per korrupsion me vizitën e Tony Blair

Ish kryeministri rumun Victor Ponta është nën hetim për korrupsion financiar lidhur më një vizitë të Tony Blair në vitin 2012. Prokurorët rumunë kanë marrë në pyetje të martën Pontën lidhur me akuzat se ai ka përdorur pozicionin e tij si drejtues i partisë social demokrate për të bindur Blair që të vinte në Rumani.

Ata e akuzojnë ish kryeministrin se i ka ofruar Sebastian Ghitas, një biznesmeni lokal, një vend në parlament, në këmbim të 220.000 eurove për të paguar kostot e vizitës së një figure politike. Ghita i tha agjensisë së lajmeve Mediafax se ajo figurë ishte Blair.

Prokurorët thanë se Ponta e organizoi vizitën ndonëse dukej sikur të ishte iniciuar nga grupe jopolitike, dhe pikërisht Ponta përfitoi nga mbulimi mediatik i vizitës. Zyra e Blerit tha se ishte kontaktuar nga Fondacioni Multimedia për Demokraci Lokale për të mbajtur një fjalim dhe se kontakti vinte nga një organizatë amerikane,Qendra për Perogresin Amerikan. Bleri u pagua me një honorar për një leksion mbi të ardhmen e Europës.

Në shkëmbim të sponsorizimit të vizitës, Ponta që ishte kryeministër nga 2012 në 2015, akuzohet se e promovoi Ghitën brenda partisë së tij për ta ndihmuar që të fitonte një karrige parlamentare dhe një mandat katër vjecar në dhomën e deputetëve.

Share: