Home KRYESORE Ja ç’ndodhi me avionin me biznesmenë që u rrëzua në Shkup

Ja ç’ndodhi me avionin me biznesmenë që u rrëzua në Shkup

Avioni me regjistrim gjerman që ishte nisur nga Trevizo-Itali drejt Maqedoninë ka pasur në bord gjashtë udhëtarë por akoma nuk dihet nëse udhëtarët e aeroplanit privat janë të mbijetuar nga ky aksident. Aeroplani u paraqit si i zhdukur nga radarët vetëm pak orë më parë ndërsa bashkë me të kanë qenë edhe dy avionë të tjerë privat.

Sipas informacioneve të fundit, aeroplani është rrëzuar në fshatit Vetersko të Velesit, 5 kilometra nga Katlanova. Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrëfikësit vazhdojnë të jenë terren.

Siç njoftojnë autoritetet e aeroportit, drejt Shkupit nga Trevizo e Italisë ishin nisur tre aeroplan të vegjël privat ndërsa dy prej tyre kanë mundur të zbresin i treti ka humbur nga radarët. Një nga arsyet mendohet se është moti i keq që mbizotëron në vend çka ka ndikuar që aeroplani me regjistrim gjerman të humbasë nga radarët./Opinion.al

Share: