Home KRYESORE Gruaja e sekserit që kërkonte seks për provimet: Ai s’ka nevoje për...

Gruaja e sekserit që kërkonte seks për provimet: Ai s’ka nevoje për femra se më ka mua!

Edhe pse u transmetuan me zë dhe figurë, momentet kur 63-vjeçari Besim Nasufi, kërkonte para me qëllim që të ndikonte tek pedagogët në Universitetin Bujqësor në Kamëz, madje kërkonte edhe favore seksuale, për bashkëshorten e tij Bukuria Nasufi ai është i pafajshëm.

Në emisionin “Fiks Fare” transmetuar sot, ajo tha:

“Unë i fus duart në zjarr për atë njeri. Nuk ka kërkuar marrëdhënie seksuale se e ka një grua. Nuk ka nevojë për femra të tjera”.

Në një kohë kur rektorati deklaroi se ka pushuar nga puna dy punonjësit e universitetit rojën dhe një laborant, bashkëshortja e Besim Nasufit tregon se: burri im e ka dhënë vetë dorëheqjen sapo e ka thirrur dekani.

Sipas saj, ai i ka thënë dekanit: meqë qenka puna kështu unë po iki, ti ta gëzosh punën. Besim Nasufi ka qenë ish-përgjegjës shërbimesh për mësimorët në Universitetin Bujqësor në Kamëz.

Share: