Home KRYESORE Heshtja e ambasadorëve për drogën dhe pse Rama i përdor si alibi?

Heshtja e ambasadorëve për drogën dhe pse Rama i përdor si alibi?

Nga Kreshnik Spahiu*

Hapa televizorin dhe u befasova kur pashë PD-në dhe deputetët e saj sërish nē karriget e parlamentit dhe ku debatonin për arsimin e lartë. S’gjen asnjë nga 3.2 milion votuesit që mos e kenë të qartë se me këtë sistem votimi, Rama qëndron 30 vjet kryeministër.

Prisja që sot PD të ulej për herë të fundit në parlament me kushtin e vetëm të reformimit të sistemit elektoral por çuditërisht pashë demokratët që sërish ishin të qetë dhe debatonin tema luksi. Debati për arsimin u prish vetëm nga rënia e avionit të drogës nga “qielli”.

“Tundja ambasadorit amerikan”, kjo ishte përgjigjia e Edi Ramës sot gjatë një debati me Jozefina Topallin nē Kuvend. Teksa ajo valëviste fotot e avionite drogë, Edi Rama keqpërdori për të disatën herë emrin e Donald Lu.

Arroganca ka arritur kulmin. Mbështetja ndërkombëtare i ka dhënë shumë krahë prepotencës dhe diktatit qeveritar. Heshtja e ambasadorve për kartelet e drogës ka ngjallur frikë nē popull dhe rënie kresibiliteti për trupin diplomatik.

E drejta e votēs dhe garancitë për zgjedhje të lira s’janë aspak fundamentale për prioritet i BE apo organizatave ndërkombëtare. Po pse vallë heshtin ambasadorët për Kolumbinē europiane?

Mua nuk më shqetëson përgjigjia por mungesa e kurajos së gazetarve shqiptar për tja u bërë këtë pyetje ambasadorve fuqiplotë në Shqipëri dhe për më tepër guximi i kryeministrit për ta keqpërdor emrin e Donald Lu……

Uroj që ky i fundit ti jap shuplakën që e dëshirojnë gjithë shqiptarët Al Kabones së Ballkanit.

Share: