Kryetari i LSI-së Ilir Meta në studion e emisionit “Top Story” të Sokol Ballës ku ka folur për arsyet që e larguan Edmond Haxhinaston nga qeveria. Sipas kreut te Kuvendit mohoi zërat se bëhej fjalë për një shkarkim, por për një dorëheqje apo dhe një zëvendësim.
“Ministri ka pasur pozicion edhe në kabinetet e mëparshme. Tani LSI është në një fushatë brenda saj dhe ai ka një rol të rëndësishëm për çështjet e programit” – tha Meta.
Ai këmbënguli se nuk bëhet fjalë për çështje performance që lidhet me mungesën e investimeve publike. “Çdo investim publik është dukshëm më i ulët se më parë. Shumë investime nisën në kohën e qeverive Berisha. Por kjo mazhorancë u vu nën një regjim të fortë për shkak të borxheve” – tha Meta.
Nëse largoi Naçon dhe Haxhinaston me dy besnikë si Manjani dhe Dervishi, kreu i LSI-së e mohon.
“Nuk bëhet fjalë për çështje besnikërie. Çdo ndryshim është pozitiv dhe unë e besoj këtë”.