Nga Mirela Bogdani
Skandali i fundit per dhenien e te drejtave te studimit nxorri dhe njehere ne pah kater probleme te medha te sistemit tone universitar:
se pari ineficencen totale te drejtuesve te arsimit, pasi nxenesit njoftohen per kushtet e standartet ne vit te fundit;
se dyti mungesen e cilesise, pra ne universitet mund te hyje dhe derri e dosa, pasi qeveriu krenohet me shifren 25 mije te drejta studimi per 22 mije aplikime (dmth o kohe e Enverit ku je, kur vetem atyre qe ju dilnin trute 4 vjet gjimnaz me mesatare te larte e shihnin deren e universitetit);
se treti, papergjegjshmerine totale, ku drejtuesit e larte te arsimit ne vend te bejne “mea culpa” para skandalit qe ka plas, dalin ne konferenca prasi veshur ne fustane firmato;
dhe e fundit, korrupsionin dhe pazarrlleqet ne arsim, pasi lenia e studenteve, kryesisht e me te mireve, jashte dyerve te universiteteve publike i shtyn ata drejt universiteteve private, pra atyre fabrikave qe shesin diploma, duke vertetuar keshtu “gojet e liga” te paradokohshme qe reforma ne arsimin e larte u be me qellim strategjik qe te faborizonte privatin, e kryesisht njerin prej tyre, qe ishte dhe “eminenca gri” e reformes dhe financuesi i saj!