Ambasadori amerikan Donald Lu gjykon se situata me krimin e organizuar në Shqipëri paraqitet e rëndë. Deklarata është bërë në konferencën e qendrës Marshall sot në Tiranë.
Të akuzuarit për drogë, rrallë paraqiten para drejtësisë, – tha Lu.
Po ashtu, ai ka insistuar se të inkriminuarit që duan të hyjnë në politikë, duhen futur në burg sepse shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës.
Duke kaluar tek Byroja Kombëtare e Hetimit, ka theksuar se hetuesit e saj do të trajnohen nga FBI-ja.
“Në Shqipëri trafikantët e drogës dhe bosët e trafikut të drogës, si Emiljano Shullazi, janë akuzuar për shumë vite pa u nd1%shkuar. Por së fundmi, ai është arrestuar. Megjithatë Shqipëria ka nivelin më të lartë të mosndëshkimeve, bosët e krimit lëvizin lirisht për shkak të lidhjeve me politikën.
Edhe në SHBA ka qënë Al Kapone, që kishte një pasuri prej 20 milionë dollarësh të ndërtuar nga prostitucioni dhe droga dhe e bëri nga lidhja me politikën dhe gjyqësorin.
Në Shqipëri situata ëhstë serioze dhe besoj se Reforma do të ndryshojë gjendjen. Shqiptarët janë të lodhur me këtë situatë. Kjo reformë do të ndimojë në largimin e kriminelëvë dhe do të ndikojë tek ata që duan t’i futen politikës.
Reforma është e mirë edhe gjyqësorin, – theksoi Lu, – sepse do të ketë një prokurori për hetimin në nivele të larta. Hetuesit do të trajnohen nga FBI-ja. Kryeministri i ka vizituar zyrat në SHBA.”/Syri.net