Home KRYESORE Lapsi.al: Ja si i harxhojnë paratë e qytetareve Rama dhe Veliaj!

Lapsi.al: Ja si i harxhojnë paratë e qytetareve Rama dhe Veliaj!

Kush kalon sot nga gërmadha e hapur e ish stadiumit Qemal Stafa në sheshin Italia, e ka të vështirë tu besojë syve. Parkingu i bashkisë së Tiranës i inaguruar me aq shumë pompë është zhdukur. Ai është bërë pjesë e kantierit të stadiumit të ti.

Për të mbetur ndonjë kujtim nga Eco Parking, që Erion Veliaj e përuroi në mes të tetorit të vitit të shkuar në ditën pa makina, duhet ti kthehesh kronikave të TV-ve, që janë të ruajtura në Youtube (shiko dy videot poshte).

Pamjet janë mbresëlënëse. Të gjitha të servirura nga montazhi i bërë në zyrat e bashkisë, tregojnë Erionin, që arrin me makinë, pret biletën, parkon dhe pastaj flet para mediave se me findet e këtij parking do të bëhen më shumë korsi biçikletash në Tiranë. “Më vjen mirë që sot, në ‘Ditën pa makina’, inaugurojmë një investim të Bashkisë së Tiranës si ky parking, i cili është investimi i parë i kompanisë publike të bashkisë që do të administrojë parkimin te sheshi ‘Italia’. Përurimi i një hapësire të re parkimi në qytet është mënyra më e mirë për të festuar Ditën pa Makina” tha atëherë Veliaj.

Po sot? Parking është zhdukur.

Të gjitha fondet e harxhuara, askush nuk e tha se sa qenë, kanë vajtur dëm, vetëm për tu shfaqur një ditë më shumë në TV Lali Eri.

Tani parking është shkatërruar për ti lënë vend ndërtimit të stadiumit të ti.

prishja e stadiumitPo pyetja që shtrohet është: kur e dinin që do të ndërtonin një stadium të ri, pse investuan edhe për përking? Edhe Rama dhe Veliaj janë miq, pjestarë të një force politike dhe se paku duhej të merreshi vesh me njëri tjetrin?

Ky absurd ka vetëm dy shpjegime: ose këtyre administratorëve publikë nuk u dhimsen fare paratë e qytetarëve, ose, më keq akoma, ata nuk kanë plan se çdo bëjnë të nesërmen. Prandaj aty ku Bashkia sapo ka përfunduar një investim për parking hynë fadromat e kryeministrit sh shkatërrojnë për të ndërtuar një stadium. (Lapsi.al)

Share: