Home KRYESORE *Mbrëmë, në ëndërr…

*Mbrëmë, në ëndërr…

Nga Agim Pipa

Unë po ecja rrugës dhe, pashë
në mes të errësirës
dëborë të bardhë;
unë ndjeva dritën; pas kësaj
unë eca dhe, gjurmët e mia
më sollën në një dhomë,
ku vetëtinte oxhaku.

Asnjeri, asnjë frymë, por zjarri
vazhdonte të tretej i qetë dhe i bukur;
unë pashë në gjuhëzat, që u ngjanin duarve
dy unaza të arta; dy duar të bardha borë
pastaj,
unë pashë, si dy fytyra u bashkuan dhe
mbi flakët e bukura, u tretën në një.

Dëbora vazhdontë të binte jasht dhe
unë vendosa të rikthehem në dhomën e gjumit;
kishte rënë të flinte nata; një yll i bardhë
Shkrepëtinte ndanë portokallit
të kuq të hënës.

Unë bëra ta mar në pëllëmbë
lozonjaren e bukur, që më largohej plot naze
dhe, kur zgjata duart në qiellin e kuq
ajo u tret edhe iku përmes erërash.
Kur u bë ditë, gjithçka zbardhte nga dëbora…

Share: