Home KRYESORE Me uniformat në polici, abuzohet në mënyrë uniforme…

Me uniformat në polici, abuzohet në mënyrë uniforme…

Nga Ylli Dylgjeri

Sërisht akuzë për abuzim me uniformat e Policisë së Shtetit. Për mua ky abuzim nuk është lajm i ri. Me uniformat e policisë është abuzuar pa limit në 15-20 vitet e fundit.

Ping- pongu vazhdon: Reparti 100 e gjuan topi në Ministri e anasjelltas. Pas viteve 2000, kalvari i hetimeve me uniformat e policise nuk mbahet mënd sa kohë e muaj hëngri.

U hetua për mbi 10 mijë kostume policie, që thuhej se ishin qepur në Kinë për 3-4 dollar copa. Por, ishin skarco. Hetimet dhe investigimi nxorri se i kishin prerë pantallonat me shtrat të shkurtër.

Policët dukeshin qesharakë kur i vishnin pantallonat e kostumit, jo vetëm si bënim, por ua shtrëngonin allatet deri “kastrim”. Po, po, ishin prerë me masën e policit elegant kinez!

Fundi i kalvarit …u rifutën në një rrobaqepsi vendi, me marifete, për tu ndrequr serisht.

Sot, ne 2016, sërisht po dëgjoj në media se prokuroria ka bllokuar llogaritë dhe dokumentacioni e tenderit të rradhës me akuzën për abuzime në prodhimin e uniformave ne polici.

Për të mos e zgjatur, me uniformat në polici abuzohet në mënyrë uniforme!

Share: