Home KRYESORE Modeli dhe misioni Llalla

Modeli dhe misioni Llalla

Nga Dr. Enver Bytyçi

Sot mesuam se prokurori i Pergjithshem, Adriatik Lalla, qe prej muajsh e ka larguar familjen e tij nga Shqiperia, me qellim qe ta shpetoje nga hakmarrja e nje atentati mafioz te nje grupi kriminal ne hetim. Ndersa kohe para largimit te familjes se tij ai ka marre nje mesazh kercenimi nga ky grup kriminal, gje qe te kujton situatat dramatike kriminale te viteve 1920-1930 ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, e emertuar si koha e Al Kapones, apo kohen e fundit te viteve ’70 ne Itali, kur ish-kryeministri i vendit u mor peng dhe ekzekutua nga grupet kriminale mafioze.

Kryeprokurori Lalla heshti, nuk u ndje, nuk mori flamurin e “heroit” e nuk luajti rolin e viktimes. Ai e fshehu per me shume se dy muaj lajmin dhe qendroi ne detyre pavaresisht kercenimeve te vrasesve, gjobevenesve, trafikanteve, gjysma e te cileve gjenden ne tempullin e demokracise qe quhet parlament dhe pjesa tjeter me kallashnikove shetisin nen kujdesin e qeverise rrugeve, shesheve, fushave, kodrave dhe maleve te Shqiperise kanabiste.

Ai kishte te gjitha shanset qe te shpallej mediatikisht si “heroi” i luftes se krimit”. Ose mund te bente pakt me krimin dhe jo vetem familjen ta mbante ne Shqiperi, por edhe te “korrte” disa miliona, me kushtin qe ta pushonte luften kunder tij. Kryeprokurori Llalla, me qendresen e tij, e me shume se me qendresen, me heshtjen e tij, ka dhene shembullin e vetem ne kete vend se i perket atyre njerezve te perkushtuar e te ndershem qe luftojne me patriotizem krimin dhe kriminelet ne Shqiperi. Nuk e ka bere kete as kryeministri, as kryeparlamentari, as ndonje politikan tjeter shqiptar. I vetmi eshte Adriatik Llalla.

Ai ka sakrifikuar familjen e tij vetem e vetem qe shqiptaret te jetojne te qete e te jene te sigurt ne nje vend ku qetesia dhe siguria jane gjeja me e pavlere. Eshte sakrifice te ikesh nga vendi yt, sepse do te duhet te jetosh nje jete te re, krejt e ndryshme nga ajo jete qe ke bere ne vendin tend. Aq me teper kur e zonja e shtepise dhe familja pret te vije nje femije i trete ne jete.

Llalla u ka dhene shembullin e tij te gjithe prokuroreve, gjyqtareve, para se gjithash politikaneve, se krimi nuk luftohet me rrahje gjoksi, se krimi perballohet me pune dhe jo me shou televiziv, se krimi mund te mposhtet, nese je i perkushtuar dhe je patriot i vendit tend.

Nje sms kercenuese i ka shkuar kryeministrit dhe e mori vesh gjithe bota se “kryeministri yne ndjehet i kercenuar”. Nje telefonate e Gjutajt i shkoi Saimir Tahirit dhe ministri i brendshem inskenoi gjithcka te paligjshme e te turpshme per t’i inkriminuar ata gjoja se paskan vene bomben te farmacia e babit. Nje fjale t’ia thone Erion Veliajt dhe ai alarmon boten se po kryen akte heroizmi para atyre qe nuk e duan. Adriatik Llalla nuk doli ne ekrane e te bente martirin, heroin apo viktimen. Adriatik Llalla nuk e la hetimin ndaj grupit kriminal.

Ata qe shpallen “te kercenuar” nga nje sms ne fakt e bejne kete, sepse duan te fshehin lidhjet e tyre me krimin. Keta politikane jane te prirur qe ta shpallin opoziten “armike” te vendit, ne vend qe te denoncojne kriminelet qe masakrojne sipermarres qindramilionesh. Keta politikane, te cilet japin urdhera ne favor te grupeve kriminale kane nevoje te shpallen “te kercenuar” ose si “heronj” te luftes kunder krimit, sepse ne kete menyre i mbulojne ne opinion lidhjet e verteta me krimin. Keta politikane madje i kemi pare te kercenojne edhe kryeprokurorin e Republikes, ne emer “te drejtesise”, gjithnje kur u jane cenuar pozitat e tyre nga zbulimi i lidhjeve me krimin dhe organizatat kriminale.

Adriatik Llalla nuk ndjeu nevojen e te dukurit si viktime, sepse duket qarte se ai ka zero lidhje me krimin dhe kriminelet. Ai heshturazi i mori masat per te mbrojtur familjen e tij, duke e derguar ne nje vend mik europian. Por nuk e la punen, as foli, as akuzoi, as u shpall viktime e as hero. Vijoi punen e tij si zakonisht, pa u fjalosur, pa u vene re, duke besuar se do te vendose nje gur themeli ne drejtesine e pavarur shqiptare.

Nderkohe shpata e ekzekutivit i ka qendruar te koka. Sa here i jane cenuar interesat ketij ekzekutivit tone, adresa e kritikes, e akuzes, e asaj qe ky ekzekutiv e quan “e keqja” e Shqiperise ka shkuar te drejtesia e Kryeprokurorit. Kaloresi me i madh i kesaj beteje antikryeprokuror eshte shpallur ministri i Brendshem.

Dhe nga e gjithe kjo histori nxjerrim nje perfundim jetik: Mos u besoni atyre qe shpallen viktima te paqena. Viktimat e shtirura jane agresoret me te rrezikshem. Viktimat e verteta nuk flasin, heshtin, sepse jane ne kete bote per nje mision. Uroj qe Adruatik Llalla ta konsideroje detyren e tij si mision. Pas asaj qe ka ndodhur me te e me familjen e tij une besoj se ai po kryen nje mision.

Share: