Home KRYESORE O Zot, o tmerr, Gjergji Thimio ne burg, keta mburren me punen...

O Zot, o tmerr, Gjergji Thimio ne burg, keta mburren me punen e tij!

Nga Bledian Koka

Sot ishte Dita Nderkombetare Trashegimise Kulturore. A e dini se aktiviteti i vetem i Ministrise se Antikultures dhe kesaj perkthyeses se asgjese qe kemi ministre, ishte vetem nje ekspozite me ikonat e sekustruara te Gjergji Thimios?

Pertej kesaj, sot ne vend qe ky surrat ti thoshte 1 mije here Faleminderit Gjergji Thimios qe qeveria e ketij surrati dhe surreterve te tjere qe e perbejne, e kapen te shkretin dhe e mbyllen ne burg vetem pse i ruajti keto ikona, fliste me percmim per te mjerin. Pse?!…

Vetem se Gjergji i shkrete u rropat 25 vjet duke i mbledhur ikonat qe shteti i kishte lene rrugeve dhe i mbajti ne shtepine e vet, duke helmuar veten e familjaret me kuterbimin qe leshojne ikonat, fale nje pasioni te cmendur qe tashme i ka shkaterruar jeten, i ruajti e nuk i shiti kurre. Para 2 javesh e takova Gjergjin ne News 24.

Kishte dale me dy dite leje nga burgu dhe kishte ardhur i ziu se i duhej nje interviste qe ka dhene ne tv-ne tone per ta futur ne dosjen e apelit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte.

Ju betohem qe jam ndjere i turperuar qe jam qytetar i kesaj Republike. Nje njeri i zhytur ne mjerimin qe shkakton shkaterrimi i familjes nga fukaralliku ndersa duhet te ishte ndoshta familja me e kamur e kesaj toke.

Do kishte mjaftuar vete shitja e 1 ikona nga 750 te tilla qe kishte per te jetuar ai e farefisi i tij ne bollek e ai kurre nuk e shiti 1. Nese ka nje hak qe Zoti nuk ka per tia fal atyre qe urdheruan te keqija kunder shqiptareve, ky eshte rasti me i padiskutueshem.

Me dridhen duart kur kujtoj sesi lotonin papushim syte e Gjergjit edhe kur nuk lotonin fizikisht. Por Zoti eshte i madh e Zoti i jep gajret njeriut.

Besonte e shpresonte i shkreti se do arrinte ndoshta te fitonte lirine, o Zot si mund te kerkosh pafajesi kur je i pafajshem?!…

Ndersa u çapit nga Shkoza pasi kishte marre nje dvd me intervisten qe e mbante si pishtarin e lirise, nuk pata guximin ti thoja as mirupafshim se me vinte turp, me dukej sikur e kisha futur vete ne burg, Zot kurre nuk kam patur probleme te them fjale, ndersa ne mendje kisha 1 mije pyetje.

Si mund te kerkosh te jesh i pafajshem kur ke mundur te jesh trafikant ikonash dhe ke zgjedhur te jesh qytetar i denje, me i denji nder denje i kesaj toke duke ruajtur ikonat e popullit tend?!…

ikonatSi mund te kerkosh pafajesi kur faji i vetem eshte se ke futur ne shtepi Kocon? Si mundet o Zot ndihmoje Gjergjin se eshte gjynah. Une nuk e di se ku dreqin kemi perfunduar, por e di qe Zoti nuk do e braktise kete popull.

Te dashur miqte mi shqiptar ajo qe doja te thoja eshte se sot ne festuam Diten Boterore te Trashegimise me ikonat qe ia grabitem Gjergji Thimios qe i ruajti 25 vjet per ne!…

p.s….Ju qe ia bete jeten koleksionistit mallkim, te mallkuar qofshi e mos pafshi kurre nje dite te bardhe!

Share: