Zërat për një largim të mundshëm nga qeveria kanë prekur edhe Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Që mesa duket ka zgjedhur një rrugë origjinale për t’ju përgjigjur. Së fundmi, vetë ministrja e kabinetit Rama ka zgjedhur të publikojë një video në FB, ku duket se është duke provuar emocionet e të hedhurit me parashutë.
“Një grua që fluturon, nuk di të zvarritet”, është statusi saj, i cili ngjan si një mesazh për zërat që duan largimin e saj nga Ministria e Kulturës.