Home KRYESORE Rebelet mercenare qe inskenuan sherr kunder Lulzim Bashes!

Rebelet mercenare qe inskenuan sherr kunder Lulzim Bashes!

Nga Enver Bytyci

Mercenarizmi eshte tipar dallues i yni! Madje vetofrohemi per sherbime te pakerkuara, aq sa Leopold Berthold i thoshte me 1912-en ministrit te jashtem italian qe te dy bashke t’i drejtonin nje apel parise se Vlores: – Te linin menjenane sherbimet ndaj Austro-Hungarise dhe Italise e te merreshin vesh per interesat e vendit, Shqiperise.

E njejta situate eshte gjithashtu sot ne vendin tone. Vetofrimi per sherbime ndaj kujtdo qe jep pese cent ose edhe pa asnje shperblim duket se ka perfshire shumekend, sidomos ne politike.

Sot ne Partine Demokratike mercenaret inskenuan nje sherr kunder Lulzim Bashes. Ta di se e bejne me sinqeritet, do ua hiqja kapelen! Por e bejne per mercenarizem ndaj Rames dhe bandave te tij ose se paku per servilizem te maskuar me lirine e debatit. Jo se Basha nuk ka kusure.

Ne fund te fundit demokratet nuk ndjehen mire nga arroganca e ndihmesve te tij. Dhe sjellja elokuente e Bashes nuk e kompenson kete sjellje arrogante.

Por Selamin e Bregun gjithnje i sheh perballe e kunder kreut te Partise Demokratike, ne vend qe ta ndihemojne ate. Ndersa ne reagimin e sotem binte ne sy perpjekja e tyre per ta justifikuar banden e pushtetit, duke i dhene perparesi “pergjegjesise se Partise Demokratike” per humbjen ne zgjedhjet e Dibres per Shukriun e radhes.

Nderkaq nje perpjekje tjeter per t’u shfaq si mbeshtetes te Berishes e kunder Bashes te ketyre figurave me duket si nje thike me helm ne trupin e Partise Demokratike, si nje skenar djallezor per ta shkaterruar ate e per t’i hape rrugen nje diktature tjeter 45 vjecare ne Shqiperi.

E megjithate PD do te duhet te orientohet mire, te percaktoje strategjine si dhe rruget e mjetet per ta cliruar Shqiperine nga diktatura e krimit e per t’i dhene vendit zgjedhje te lira, te ndershme dhe te drejta ne standardet europiane. Ne fund te fundit mungesa e zgjedhjeve te lira e shembi diktaturen komuniste.

Share: